Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Veliaj padit në Gjykatë Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun

Lapsi.al 27 December 2018
Veliaj padit në Gjykatë Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun

Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës Lulzim Bashën dhe deputeten Jorida Tabaku për shkelje për lejet e ndërtimit kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.

Po kështu Veliaj ka paditur për shpifje Bashën dhe Tabakun për akuzat e bëra nga ata lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Tjetër grabitje tek unaza/ Zbulohet projekti i kullave gjigande  

Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e çiftit Basha-Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë.

“E paditura ka shpifur publikisht kur deklaron ngjarje dhe fakte tërësisht të pavërteta. Nga momenti i deklarimeve publike të së paditurës dhe deri më datën që po depozitohet kjo kërkesë padi, nga Bashkia e Tiranës dhe paditësi, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nuk ka dhe nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi në favor të subjektit që përfaqësohet nga zoti Edmond Bego. 

Ndaj deklarimet publike të të paditurës janë deklarata që bazohen në shpifje dhe fyerje të paditësit, për shkak të funksionit që ai kryen si Kryetar i Bashkisë Tiranë”, thuhet në padi.

Në padinë drejtuar Gjykatës së Tiranës, Veliaj thotë se asnjë prej deklarimeve së të Tabakut nuk është i vërtetë, por këto deklarime janë të mbështetura në fakte dhe rrethana të rreme. Veliaj thekson se projekti i pretenduar, nuk është pjesë e projektit të Unazës së Madhe, por pjesë e zgjatimit të lumit të Lanës.

“Për sa kohë asnjë fakt nga të sipërpërmendurit nuk ka dalë apo të jetë provuar, atëherë kemi të bëjmë me shpifje dhe fyerje ndaj paditësit”, thuhet në padinë e Veliajt.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI