Flash

Tërmeti në Itali/ Shqiptari ndihmon fqinjët, cilësohet hero nga mediat italiane

Lapsi.al 27 December 2018
Tërmeti në Itali/ Shqiptari ndihmon fqinjët, cilësohet hero

Tërmeti 4.8 ballë i ditës së djeshme shkatërroi thuajse gjithçka në disa zona të Italisë.

“Pamë vdekjen me sy", "Tmerri më i madh kur ke fëmijët në krah e nuk di se ç'do ndodh", u shprehën disa prej banorëve të qytezave siciliane.

Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuarat.

Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë.

E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri, Gazmend Hysenaj, me profesion murator.

E përditshmja italiane La Repubblica, përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Flerit, të shndërruar në heronjtë e ditës.

"Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, shkruan La Repubblica, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë”.

Një prej tyre është dhe shqiptari nga Fieri , Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij.

Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut.

"Janë momente që s'mbarojnë kurrë - thotë ai. "Mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, "më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar",- thotë Gazmendi. "U mundova ta hap duke e shtyrë me trup, por ishte e pamundur. Në atë moment, një tjetër lëkundje tërmeti na trembi. Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shkatërroj portën, munda ta shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesës”, u shpreh ai.

"Mes gërmadhave të tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike”,- shkruan gazetari. “Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë. Është Italia që reziston".

Rreth 600 banorë kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e tërmetit. Nga frika se e njëjta që mund të ndodhë sërish, ata e kanë kaluar natën larg zonës së tyre të banimit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI