Flash

Meta për protesten e diasporës: Të vijnë në oborrin e Presidencës

Lapsi.al 27 December 2018
Meta për protesten e diasporës: Të vijnë në oborrin e

Duke komentuar refuzimin nga policia të kërkesës së diasporës për të protestuar të premten në Tiranë, Presidenti Meta ftoi emigrantët të protestojnë brenda oborrit të Presidencës.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave nga Korça, Ilir Meta u shpreh se shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë.

"Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tille te këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës” - deklaroi Presidenti.

Policia refuzoi një ditë më parë kërkesën për leje të emigrantëve shqiptarë që të protestojnë ditën e premte më 28 dhjetor në Tiranë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI