Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Izrael/ Legalizohet eksporti i kanabisit mjekësor

Lapsi.al 27 December 2018
Izrael/ Legalizohet eksporti i kanabisit mjekësor

Ligji që lejon eksportin e kanabisit mjekësor është miratuar unanimisht nga parlamenti i Izraelit. Me miratimin e këtij ligji, Izraeli bëhet pjesë e këtij tregu fitimprurës global.

Pas Holandës dhe Kanadasë, izraelitët do të jenë të tretët që do e çojnë në botë kanabisin mjekësor.

Kompania izraelite iCan parashikon se industria globale e kësaj forme të marijuanës do të mbërrijë 33 miliardë dollarët në 5 vitet e ardhshme, duke qenë se stigma që lidhet me të do të zbehet, ndërsa do të ketë po kështu një shtim të kërkesave për ato pak vende të certifikuara për eksport.

Aksionet e kompanisë u rritën me 10% pas miratimit të ligjit. Nga frika e zyrtarëve të sigurisë se mos marijuana mjekësore përfundonte në tregun e zi, ligji është zvarritur për vite me rradhë.

Për të krijuar njëfarë besueshmërie dhe sigurie, kjo nisëm parashikon fuqizimin e policisë në mbikqyrjen e licensimit.

Ligjit tashmë i nevojitet dhe miratimi përfundimtar i qeverisë, një hap ky që shihet më tepër si diçka formale.

https://www.youtube.com/watch?v=xxHcif_Fkzk

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI