Flash

Gazetarët ngrihen kundër Edi Ramës/ Ndal kontrollit mbi mediat

Lapsi.al 27 December 2018
Gazetarët ngrihen kundër Edi Ramës/ Ndal kontrollit mbi mediat

BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders dhe Këshilli Shqiptar i Medias kanë reaguar njëzëri nëpërmjet një deklarate kundër dy projektligjeve që synojnë, sipas tyre, krijimin e një regjimi kontrolli qeveritar mbi mediat.

Dy projekligjet, të propozuara prej Këshillit të Ministrave e të shpërndara nga AMA në datën 11 dhjetor për median online, përfshijnë si gjoba deri në 1 milion lekë të reja për portalet, por edhe mbylljen e tyre për një vit.

Sipas organizatave të mësipërme, këto projektligje janë tentativa e katërt për të vendosur një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat në më pak se katër vite.

"Projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj." - thuhet në deklaratë.

Organizatat e sipërpërmendura e shohin këtë veprim të qeverisë Rama si një tentativë  për të vënë nën kontroll të plotë informacionin.

"Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e "lajmeve" false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë." - shkruhet në deklaratë.

Organizatat i japin rëndësi edhe partitizimit të institucioneve. Edhe në rast të miratimit të këtyre projektligjeve, vetë institucionet shtetërore nuk japin garanci për mbiqkyrje të pavarur dhe profesionale të mediave online, për vetë faktin se janë të partitizuara.

Organizatat kujtojnë edhe përkeqësimin e vazhdueshëm të lirisë së medias në Shqipëri.

"Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri sakaq është e keqe dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Treguesi i lirisë së medias sipas vlerësimit të Freedom House ka rënë nga 3.75 pikë në vitin 2009 në 4.25 pikë më 2016 dhe aktualisht gjendet shumë pranë nivelit të lirisë së medias në vendet me regjime totalitare, siç janë ato të vendeve ish-sovjetike.

Shkaku i përkeqësimit të lirisë së medias nuk është tepria e lirisë, por mungesa e saj." - shkruhet në deklaratë.

Në një reagim të datës 20 dhjetor, Këshilli Shqiptar i Medias vuri në dukje edhe një aspekt tjetër të një skenari kur dy projektligjet: "DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR" dhe "DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR", mund të votohen në Kuvend.

"Shqetësues është dhe fakti që projektligji për AMA-n i jep të drejtë Këshillit të Ankesave të AMA-s që të mbyllë në një kohë rekord çdo portal të regjistruar në AKEP deri dhe për një vit, madje, të bllokojë përjetësisht aksesin në çdo ëebsite të regjistruar jashtë vendit, qoftë ky portal dhe NY Times apo CNN.com. Kjo qasje dëmton një nga themelet bazë të lirisë të individit në Shqipëri." - njoftoi Këshilli Shqiptar i Medias.

©LAPSI.AL  

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43