Flash

Berisha i bën 'skanerin' qeverisjes së Ramës për 2018-n: Dështim pas dështimi

Lapsi.al 27 December 2018
Berisha i bën 'skanerin' qeverisjes së Ramës për

 Sali Berisha thotë se qeveria kalon nga një dështim në një tjetër. Sipas Berishës, të ardhurat e 11-mujorit janë 126 milionë dollarë më të ulëta se plani.

Nga këto, sipas ish-kryeministrit, 67 milionë dollarë nga TVSH dhe 47 milionë dollarë nga akcizat, të cilat këtë vit kanë qenë 3,9% më të ulëta se në vitin 2017. Ish-kreu i qeverisë gjithashtu flet për vjedhje të të mëdha në dogana dhe tatime. 

POSTIMI I SALI BERISHËS: 

Nga dështimi në dështim!

Vjedhje të mëdha në dogana dhe tatime, borxhi 11 mujor ndaj kompanive arrin në 290 milionë dollarë!

Të dashur miq, qeveria e Kallam Dështakut kalon nga një dështim në një tjetër dështim, të ardhurat e 11-mujorit janë 126 milionë dollarë më të ulëta se plani, nga këto, 67 milionë dollarë nga TVSH dhe 47 milionë dollarë nga akcizat, të cilat këtë vit kanë qenë 3,9% më të ulëta se në vitin 2017.

Investimet publike për periudhën 11-mujore.

• Janar – Nëntor 2018 vërehet një mosreazlimin prej 150 mln dollarë, ose 21% me pak.

• Gjatë kësaj periudhe 11-mujore (92% e periudhës vjetore) janë alokuar (paguar) vetëm 67 % e fondeve vjetore të investimeve publike (janë shpenzuar rreth 570 mln dollarë nga 860 mln dollarë buxhet vjetor).

Pra borxhi ndaj kompanive arrin shifrën rekord prej 290 milionë dollarë.

INFO PËRMBLEDHËSE JANAR – NËNTOR 2018 (STAT.FISKALE)

Të ardhurat totale për periudhën Janar – Nëntor 2018 rezultojnë 126 mln dollarë më të ulëta (- 3 %) sesa planifikimi fillestar qeveritar për 11-mujorin e vitin 2018 (buxheti fillestar 2018).

Të ardhurat totale për 11-mujorin rezultojnë të jenë vetëm 4.5 % më të larta sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërkohë që duhej të ishin të paktën 6% më të larta (si pasojë e normës së rritjes ekonomike dhe normës seë inflacionit, pa përfshirë këtu edhe efektin pozitiv shtesë në rast se do të kishim formalizim të ekonomisë).

Të ardhurat nga tatim doganat Janar-Nëntor 2018 rezultojnë me një mosrealizim prej 122 mln dollarë (-4.2 %) krahasuar me buxhetin fillestar. Më në detaje sipas zërave kryesore, vërejmë se krahasuar me buxhetin fillestar 2018:

• TVSH me mosreazlimim prej 63 mln dollarë, – 4.6 %.

• Tatim Fitimi me mosrealizim prej 5 mln dollarë, – 1.7 %.

• Akcizat me mosrealizim prej 47 mln dollarë, – 10.6 %.

Madje ky zë rezulton të jetë edhe më i ulët sesa janar-nëntor 2017, me rreth 12.6 mln dollarë më pak ose -3.1 %.

• Tatim mbi të Ardhurat Personale me mosrealizim prej 7 mln dollarë, ose -2 %.

• Taksat doganore me mosrealizim prej 7 mln dollarë, – 11.1%.

Edhe ky zë rezulton të jetë edhe më i ulët sesa janar – nëntor 2017, 2.6 mln dollarë më pak ose – 4.5 %.

Shtresa e ish-të përndjekurve politike: Muaji nëntor 2018 mund të quhet “një muaj ndryshe” për shtresën e ish-të përndjekurve.

• Gjatë 10 muajve të parë të 2018, qeveria kishte harruar plotësisht shtresën e ish-të përndjekurve politike (Janar-Tetor 2018 janë paguar vetëm 2.2 mln dollarë (fondi vjetor në buxhetin fillestar 2018 për këtë shtresë ishte 20 mln dollarë (2 miliardë lekë), por më pas me aktin normativ të fund korrikut 2018 ky fond vjetor u përgjysmua).

• Ndërsa në muajin nëntor kemi një “zgjim” të qeverisë, e cila ka shpenzuar 4.5 mln dollarë për këtë shtresë.

• Megjithatë, krahasuar me buxhetin fillestar (i cili planifikonte 20 mln dollarë) në nivel 11- mujor konstatojmë se është ezauruar vetëm 1/3 e buxhetit (fillestar), janë paguar 6.7 mln dollarë në 11 muaj.

Investimet publike gjithashtu vazhdojnë teë rezultojnë nën-performancë edhe për periudhën 11-mujore.

• Janar – Nëntor 2018 vërehet një mosreazlimin prej 150 mln dollarë, ose 21% më pak.

• Gjatë kësaj periudhe 11-mujore (92% e periudhës vjetore) janë alokuar (paguar) vetëm 67 % e fondeve vjetore të investimeve publike (janë shpenzuar rreth 570 mln dollarë nga 860 mln dollarë buxhet vjetor).

• Vazhdon problematika e ekzekutimit të pagesave të projekteve të investimeve publike, duke përqendruar rreth 30% të buxhetit vjetër vetëm në muajin e fundit të vitit, në muajin dhjetor (fenomen i pranishëm gjatë viteve të fundit, i cili ndikon në performancën, cilësinë dhe eficiencën e projekteve të investimeve publike).

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI