Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbulohet lidhja 2-vjeçare e Mc Kreshës me këngëtaren...

Lapsi.al 26 December 2018
Zbulohet lidhja 2-vjeçare e Mc Kreshës me këngëtaren...

Një lidhje tepër e fshehtë paska qënë ajo e Mc Kreshës me këngëtaren jo pak të njohur Evi Reçi. Çifti i famshëm i “shoëbiz”-it shqiptar po përjeton prej muajsh një romancë.

Një lidhje “pa nam e nishan”, prej të cilës është mision i pamundur të gjeni detaje, por ja që është e vërtetë.

“Iconstyle.al” zbulon se reperi nga Kosova, MC Kresha është në një lidhje me një këngëtare të njohur shqiptare. Dhe me kë? Evi Reçin!

Burime të sigurta për “iconstyle.al” konfirmojnë se çifti është në një lidhje prej rreth dy vitesh, pavarësisht se në llogaritë e rrjetet sociale nuk gjendet asnjë detaj.

Ata kanë vendosur që ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut dhe ia kanë dalë me sukses! Pavarësisht se MC Kresha jeton në Kosovë dhe Evi Reçi në Itali, marrëdhënia e tyre ka arritur që t’i mbijetojë distancës.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, reperi  u shpreh në një intervistë se, kur të krijojë familje do të heqë përfundimisht dorë nga muzika.

“Për muzikën hip-hop duhet të dal unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ edhe djali im do jetë aty e do dëgjoj. Nëse bëhem me familje, unë nuk mundem të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, tha reperi.

Nga ana tjetër, Evi Reçi jeton prej kohësh në Firence, ku punon si gazetare në “La Repubblica”, si dhe në radion “Fiesole”.

28-vjeçarja kreu në të njëjtin vend edhe studimet për gazetari, ndërsa lidhjet e saj me muzikën nuk i ka shkëputur ende.

Ajo mori pjesë në 2017-n në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Dorëzohem”, me të cilën nuk arriti të shkonte në finale.

https://www.youtube.com/watch?v=2ps4iWatOB8

Ndërsa MC Kresha në spektaklin e këtij viti u nderua me çmimin “Kënga më e ndjekur në internet”, për bashkëpunimin e tij me Fifin, “Psikopatja jote”, e cila u klasifikua e treta pas votimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM

Të këshilluara

Nesliham Atagyl: Nuk jam gati për fëmijë

Neslihan ka folur së fundmi rreth jetës së saj private dhe planeve për të ardhmen.Ndryshe nga çka prisnin të dëgjonin fansat, Neslihan duket se nuk e ka aspak n...

16:10

Hande Ercel shqetëson fansat me pamjen e saj

Hande Erçel së fundmi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me postimin që ka bërë në Instagram. Që periudha e fundit nuk ka qenë aspak e qetë apo e lumtur për t...

15:08

Albumet që priten në 2019-tën

Duket se viti që po vjen do të jetë viti i mbushur me shumë muzikë sepse janë të shumtë këngëtarët ndërkombëtarë që kanë zgjedhur të publikojnë albumet e tyre p...

14:27

Chow Yun-fat dhuron pasurinë për bamirësi

Chow Yun-fat, një multimilioner që bëri emër në saje të filmave aksion, posaçërisht “Crouching Tiger, Hidden Dragon”, ka premtuar se do ta dhurojë pasurinë për ...

13:30

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI