Premier League ka zbritur në fushë për tradicionalen Boxing Day, duke dhuruar gola, emocione e surpriza. Të mëdhatë janë treguar të pamëshirshme, duke shënuar goleada në katër nga shtatë ndeshjet e luajtura. Befasia më e madhe erdhi nga King Poëer Stadium, ku Leicester, pasi vuri përfund Chelsea një javë më parë, shtrin përtokë edhe Manchester City 2-1, duke i lejuar Liverpool të marrë arratinë në krye të klasifikimit.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/1KyRrzLQckJUHIf5n3ut_26_aff5fee7d4e8294673ecf3262b0d756b_video_720p_converted.mp4
Të kuqtë e Jurgen Klopp kanë shkatërruar 4-0 Neëcastle të Benitez. Lovren, Salah, Shaqiri dhe Fabinho kanë lënë gjurmën e tyre në këtë sfidë, duke e ngjitur Liverpool +6 nga vendi i dytë, që tashmë nuk është më pronë e Citizens por Tottenham.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/1IJcJcwx84nNPQaqz5MO_26_e4324634ba84dab7c1ab2902ab0688ce_video_720p_converted.mp4
Spurs shpartallojnë 5-0 Bournemouth, duke shfrytëzuar momentin e artë të Son, autor i dy golave të tjerë në harkun e pak ditëve. Nuk mund të mungonte Kanë, në kohën kur zërat e flasin në qendër të projektit të Barcelonës, por edhe Eriksen e Moura. Bën festë edhe United, në suksesin e dytë radhazi me Solskjær ne pankine (3-1 përballë Huddersfield me dy gola të Pogba). Shuplakë edhe për Burnley në shtëpi përballë Everton, që kaloi kështu tronditjen që i dha Tottenham në ndeshjen e fundit.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/X9FVPrbUVgZSNxAtIVI5_26_fa65e8e0f590f44ee740e5d4e3a181ae_video_720p_converted.mp4
England - Premier League
Fulham 1 - 1 Wolverhampton Wanderers
Burnley 1 - 5 Everton
Crystal Palace 0 - 0 Cardiff City
Leicester City 2 - 1 Manchester City
Liverpool 4 - 0 Newcastle United
Manchester United 3 - 1 Huddersfield Town
Tottenham Hotspur 5 - 0 AFC Bournemouth