Flash

Ukraina: Jemi të gatshëm të përballemi ushtarakisht me Rusinë

Lapsi.al 26 December 2018
Ukraina: Jemi të gatshëm të përballemi ushtarakisht me

Një muaj pasi Rusia sulmoi tre anije të marinës ukrainase në ngushticën Kerch, shefi i marinës së Ukrainës tha se vendi është i përgatitur të mbrojë edhe me armë sovranitetin e tij nga Rusia.

"Ekziston një luftë e iniciuar nga Rusia dhe kjo luftë po zhvillohet në det, që nga viti 2014. Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave sovrane të vendit. Dhe interesat sovrane të Ukrainës do zbatohen edhe në ngushticën Kerch,"- tha Andriy Tarasov, për median ukrainase Kyiv Post.

"Nëse do përballemi me agresion, jemi të gatshëm të përdorim rregulla të tjera, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë."

Rusia dhe Ukraina kanë qenë në konflikt qëkur një lëvizje pro-perëndimore rrëzoi ish-presidentin pro-rus, Viktor Janukoviç në vitin 2014. Që nga ajo kohë, Moska ka mbështetur separistët pro-rusë në pjesën e Ukrainës lindore, të njohur si Donbas dhe aneksoi gadishullin e Krimesë, një veprim që nuk është njohur nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI