Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

“Pakti me Universitetin” i Ramës/ Basha: Po mashtron studentët

Lapsi.al 26 December 2018
“Pakti me Universitetin” i Ramës/ Basha: Po mashtron

Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë dhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kërkesat e studenteve dhe paktin e propozuar nga qeveria për Universitetin, duke e cilësuar këtë pak një mashtrim të madh.

Sipas Bashës, Rama nuk ka asnjë plan dhe vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve.

Edi Rama publikon vendimin e Këshillit të Ministrave: Kemi shkuar përtej kërkesave të studentëve 

Rama: Së shpejti do ta kap edhe protestën e studentëve (VIDEO) 

Rama: Do të jepen kurse anglishteje falas në universitete, nëse nuk dini këtë gjuhë nuk do të përfitoni ndihmë 

Rama për kartën e studentit: Mund të realizohet në fund të vitit 2019 

 

Pjesë nga fjala e Bashës:

Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin pakt për Universitetin. Ai nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve. Paketa është një mashtrim i plotë shenjë e çoroditjes totale  e kryeministrit. Rrugët e daljes nga kjo gjendje që PD i shtroi edhe në parlament janë dy:

E para, anulimi i ligjit për arsmin e lartë që është zanafilla e të keqes. Ligji i arsimit të lartë është gurthemeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive, nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish. Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët. Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë ne konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.

Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sto një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ ca do zgjidhi me kaq?.

Detyra jonë është tu tregojmë shqiptarët se si vidhen paratë, por edhe rrugën që vjedhja të ndalë dhe taksat e shqiptarëve të shkojë aty ku ka nevojë më shumë vendi. Hapi i parë është largimi një orë e më parë i kësaj bande. Fatura totale e këtij propozimi të PD-së e zbatuar me numrin aktual të studentëve në universitete publike dhe e projektuar sipas të ardhurave që ka matur Censusi dhe INSATA, efekti total është 38 mln dollarë.

Nuk po futemi në shpenzimet e planifikuara për PPP. Janë 30 mijë dollarë më shumë që të gjitha familjet me të ardhura të pakta që të mos paguajnë asnjë dollarë për familjet e tyre. Buxheti i vitit 2019 i ka këto mundësi, por ai këto para nuk do ti çojë për studentët, por për shpenzime luksi. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk po qeverisin më, por po grabisin. Detyra jonë është të tregojmë se si po vidhen paratë dhe taksat e qytetarëve të shkojnë aty ku kanë më shumë nevojë qetarët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI