Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Basha kritika mediave: Hetoni aferën e zhvendosjes së Lanës për Begon

Lapsi.al 26 December 2018
Basha kritika mediave: Hetoni aferën e zhvendosjes së Lanës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi sërish pranë unazës së re ku banorët protestojnë prej gati 2 muajsh. Kreu i opozitës tha se tashmë ka fakte se si Veliaj dhe Rama ndryshuan planin urbanistik duke zhvendosur rrjedhën e Lanës për tu hapur rrugë ndërtimeve të biznesmenit Edmond Bego. Por Basha ishte kritik edhe me mediat, disa prej të cilave sipas Bashës nuk po e pasyqrojnë siç duhet këtë aferë.

“Edhe sot disa media thonë “sipas Partisë Demokratike”... Po mirë, nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën opozita por edhe kur bën opozita punën prapë së prapë disa media thonë “sipas PD”. I ftoj këto media të bëjnë detyrën e tyre. Të marrin dokumentet zyrtare që i kemi bërë publike, ti vënë krahas njëri-tjetrit dhe tu tregojnë shqiptarëve ja si ishte plani urbanistik në 2013, ja si është plani urbanistik në 2017. Ja si u zhvendos shtrati i Lanës. Ja si prishen shtëpitë e mbi 200 banorëve. Këto nuk janë “sipas PD”, këto janë të vërtetat mbi dokumentat zyrtare që mbajnë firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt” –tha Basha që shtoi.

“Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Pra ftesa ime sot është që media të bëjë pjesën e saj të detyrës. Pjesë e detyrës do të ishte edhe të investigonte këtë aferë por këtë e bëmë ne, e bëri PD. Të paktën tani që është në dritë të diellit të luajnë rolin e tyre dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare dhe bashkiake por t’u tregojnë shqiptarëve se si është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara shtëpitë e 200 familjeve vetëm e vetëm që të mos cenohet prona e një trafikanti droge i cili ka paguar 1.5 milionë euro ministrisë së Arben Ahmetaj dhe i ka hapur rrugën prapë me firmën e Erion Veliajt planit të detajuar vendor për të ndërtuar këtu një projekt i cili po kështu është publikuar nga ne” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Qeveria rrit pagën minimale

Paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar pragun e ri të pagës minimale në vend, duke e rritur a...

18:08

Po vjen i ftohti siberian

Meteorologët parashikojnë mot të ftohtë dhe për ditët në vijim, ndërsa viti 2018 do mbyllet me temperatura nën zero për disa zona të vendit. Mbi vendin tonë ...

18:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI