Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

2019 do të sjell Celentanon në rolin e një 'superheroi' në filmin Adrian

Lapsi.al 26 December 2018
2019 do të sjell Celentanon në rolin e një 'superheroi'

Në luftë kundër pushtetit të korruptuar, i cili e shtrëngon popullin të konformohet, mbërrin heroi “Adrian”, ose Adriano Celentano, si personazh filmi vizatimor.

Në televizion seriali do të paraqitet duke filluar nga Janari i vitit që vjen, ndërsa subjekti i filmit është ideuar, shkruar dhe drejtuar nga vetë Adriano Celentano. Janë të shumtë yjet që kanë bashkëpunuar në këtë projekt, nga grafisti Milo Manara, deri te çmimi Oscar, Nicola Piovani.

Në një prodhim i cili ka kushtuar dhjetëra miliona euro, kanë marrë pjesë më shumë se njëmijë piktorë filmash vizatimorë, nga tre kontinente të ndryshme: Kina, Afrika dhe Europa. Deri tani janë paraqitur mbi 10 mijë modele skenash! Një ekip prej qindra teknikësh profesionistë të shkrimit, të dizajnit, të akustikës dhe të recitimit.

“Adrian” do të jetë tërësia e këtyre elementëve, një sfidë e pashembullt, por, mbi të gjitha, është një projekt fort i dashur për të cilin Celentano po punon prej kohësh dhe për të cilin është përfshirë në shumë bashkëpunime me figura të famshme. Dy ndër figurat më të spikatura si pjesëmarrës në ndërtimin e skenarit janë Vicenzo Cerami dhe Alessandro Baricco.

I ambientuar në një të ardhme jo të specifikuar mirë, rrëfimi gërsheton fantazinë dhe realitetin, në një botë të sunduar nga një diktaturë e cila ushtron një pushtet të korruptuar, duke e shtrënguar popullin të njësohet me format e korrupsionit.

Për ta luftuar të keqen, me sensin e ironisë si armë kryesore, do të jetë një orëndreqës i thjeshtë, i motivuar nga idealet e lirisë dhe të bukurisë, Adriano Celentano. Ky serial vizatimor do të shoqërohet nga fillimi deri në fund me këngët më politike të legjendës së muzikës europiane.

https://www.youtube.com/watch?v=QjJsXZGUGYY

Të këshilluara

Hande Ercel shqetëson fansat me pamjen e saj

Hande Erçel së fundmi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me postimin që ka bërë në Instagram. Që periudha e fundit nuk ka qenë aspak e qetë apo e lumtur për t...

15:08

Albumet që priten në 2019-tën

Duket se viti që po vjen do të jetë viti i mbushur me shumë muzikë sepse janë të shumtë këngëtarët ndërkombëtarë që kanë zgjedhur të publikojnë albumet e tyre p...

14:27

Chow Yun-fat dhuron pasurinë për bamirësi

Chow Yun-fat, një multimilioner që bëri emër në saje të filmave aksion, posaçërisht “Crouching Tiger, Hidden Dragon”, ka premtuar se do ta dhurojë pasurinë për ...

13:30

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI