Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

2002 - 2018/ 330 mijë shqiptarë fituan nënshtetësi në vendet e BE

Lapsi.al 26 December 2018
2002 - 2018/ 330 mijë shqiptarë fituan nënshtetësi në

Prej vitit  2002 rreth 330 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë marrë nënshtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian. Greqia dhe Italia janë dy vendet që kanë dhënë numrin më të lartë të nënshtetësive për emigrantët shqiptarë.

Prej 2002 rreth 150 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke dhe rreth 148 mijë kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Komuniteti shqiptar është i dyti në itali për sa i përket numrit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor tregojnë se 2017-n në Itali kishte rreth 448 mijë shqiptarë, ndërsa të dhënat për numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë Greqi nuk janë të raportuara.

Vendi i tretë për sa i përket lëshimit të nënshtetësive është Mbretëria e Bashkuar ku prej 2002 janë dhënë rreth 11 mijë të tilla.

Nënshtetësinë gjermane e kanë marrë 5700 shqiptarë. Të dhëna nga Eurostat tregojnë se në 2017 numri i shqiptarëve që jetojnë atje u përgjysmua nga 74 mijë në 49 mijë, shkruan monitor. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë azilkërkues të cilët iu është refuzuar kërkesa për azil dhe janë riatdhesuar në Shqipëri. Nga 2011 në Gjermani kanë aplikuar për azil në Gjermani 90 mijë shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre kanë marrë përgjigje negative.

Më pas numrin e nënshtetësive të lëshuara ishte Belgjika me 5000 aplikime.

Franca lëshoi rreth 3400 nënshtetësi për këtë periudhë. Mungojnë të dhënat e raportuara nga Franca mbi numrin e shqiptarë që jetojnë aktualisht atje, por së fundmi ka pasur një bum të kërkesave për azil nga shqiptarët, duke u renditur në 3 vendet kryesore të origjinës. Prej 2011-s rreth 40 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë, shkruan monitor.

Në Suedi dhe në Austri janë lëshuar respektivisht nga 1000 nënshtetësi për shtetas shqiptarë. Në total janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI