Flash

Xhensila zbulon përse nuk publikon asnjë foto të vajzës

Lapsi.al 25 December 2018
Xhensila zbulon përse nuk publikon asnjë foto të vajzës

Xhensila Myrtezaj ka treguar përse deri më tani nuk kemi parë asnjë foto të vogëlushes së saj Ajka.

Në një intervistë ekskluzive për revistën “Class”, këngëtarja shprehet se Ajka është shumë e shtrenjtë për të dhe nuk do që njerëzit të mbushin rrjetet sociale me të pavërteta:

“Në botën dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi”.

Xhensila zbuloi se tani që është nënë, ndjen një ndjenjë protektive ndaj të bijës saqë është edhe “kujdes kafshon”, kur është fjalla për Ajkën.

“Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time”.

Ajo shprehet se tani, daljet e saj me Besin janë të reduktuara dhe se asgjë nuk mund ta shijojë pa pasur pranë Ajkën.

Këngëtarja tha gjithashtu se pas 10 vitesh veten e imagjinon me një familje të madhe dhe biznesin e saj personal:

“Me një familje edhe më të madhe…Me njerëzit që dua afër vetes. Ndoshta me një biznes personal dhe padiskutim me këngë të bukura në repertorin tim”, u shpreh Xhensila.

Të këshilluara

Meghan Trainor i jep fund beqarisë

Meghan Trainor i ka dhënë fund beqarisë. Këngëtarja e hitit “All About That Bass” u martua me aktorin e filmit për fëmijë “Spy Kids”, Daryl Sabara, të shtunë...

14:22

Familja Kardashian heq dorë nga aplikacionet

Ditën e djeshme kanë qenë Khloe, Kim, Kourtney dhe Kylie që kanë treguar se nuk do të ketë më foto video receta gatimi apo këshilla gjatë gjithë vitit 2019-të. ...

15:50

Meta i kthen Ramës ligjin pro oligarkëve

Presidenti Meta me një lëvizje të forë politike i ka kthyer mbrapsh Edi Ramës, ligjin pro oligarkëve. Ai rrëzoi njërin nga ligjet e paketës fiskale për vitin...

10:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI