Flash

VIDEO+18/ Ikona e filmave erotikë italianë mbush 70 vjeç: Nuk jam penduar, por...

Lapsi.al 25 December 2018
VIDEO+18/ Ikona e filmave erotikë italianë mbush 70 vjeç: Nuk

Protagonistë në dhjetëra filma në vitet “70 dhe më pas një prezantuese televizive. Kurajoze për atë që bëri për kohën duke u udhëhequr nga motoja e saj: “Gratë duhet të bëjnë atë që duan pa pasur frikë nga mosha”. Bëhet fjalë për aktoren Edwige Fenech që në 24 dhjetor mbushi 70 vjet.

“Sot jam një nga ato që në moshën time quhen “një zonjë e bukur” – thotë aktorja e dhjetëra filmave erotiko-komikë në kinemanë italiane në një intervistë për “La Repubblica”, citon lapsi.al. Karriera e saj nisi në fundin e viteve “60 por popullaritetin e pati në vitet “70 pasi pranoi të zhvishet nga rolet e grave besnike duke provokuar me në mbi 70 filma komikë dhe rozë.

Luajti rolin e ushtarakes, mësueses, polices derisa në filmin “La pretora” të regjisorit Lucio Fulci në '76-ën ku solli të parën nudo integrale.

Karriera u mbyll rreth vitit 1984 me filmin “Vacanze in America” ku joshte Christian De Sica.

“Natyrisht që nuk do ta ribëja të gjithën atë që kam bërë në karrierë megjithëse sot është më e lehtë. Në atë kohë duhet edhe të punojë. Të kishe edhe fëmijë. Shumë filma jam e lumtur që i kam bërë, por jam mërzitur shumë me titujt që u vendosnin. Kur u shfaq çudoja ime e plotë nuk shkova në premierë. Më vinte turp. Një natë u ula para TV dhe e pashë filmin. Kishte skena nudo, por nuk mu dukën vulgare. Nuk e kam shitur kurrë trupin dhe shpirtin tim”.

Në vitet “80 nisi në një karrierë në TV duke prezantuar “Domenica In” dhe festivalin e Sanremos në “91. Në 2007-ën ishte pjesë e filmit “Hostel: Part II” të Quentin Tarantino i cili nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për këtë aktore.

Madje në filmin “Bastardë pa lavdi” personazhin e interpretuar nga Mike Myers e quajti Ed Fenech në nder të saj. Tashmë Fenech po shijon ditët si gjyshe. “Të jesh gjyshe është shumë e bukur. Gratë nuk duhet të kenë frikë nga mosha”. ©LAPSI.al

Related image

Image result for edwige fenech

Image result for edwige fenech

Related image

Edwige Fenech, 70 anni da icona sexy a nonna felice

Image result for edwige fenech

Të këshilluara

8 gabimet që bëjnë 99% e grave në çift

Kjo është një listë me 8 gabimet më të zakonshme që 99% e grave bëjnë. 1. Bëni shumë leksion Gabimi kryesor në marrëdhëniet në çift, është se shumë diskut...

21:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI