Flash

Trump nuk heq dorë nga ndërtimi i murit me Meksikën

Lapsi.al 25 December 2018
Trump nuk heq dorë nga ndërtimi i murit me Meksikën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa e tij rreth fondeve për krijimin e murit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Qeveria amerikane është mbyllur përkohësisht të shtunën dhe ende nuk ka ndonjë shenjë të përpjekjeve për ta hapur atë, për shkak të mospajtimeve në fondet e kërkuara nga presidenti Trump për murin me Meksikën.

“Nuk mund ta them se kur do të hapet sërish Qeveria”, ka thënë Trump duke foluar në një video konferencë me trupat amerikane që shërbejnë jashtë SHBA-së.

“Mirëpo mund t’iu them se nuk do të hapet derisa të kemi një mur, ndalesë, mund ta quani si të doni. Unë do ta quaj si të duan ata, mirëpo do të jetë gjëja e njëjtë. Është ndalesë që pengon njerëzit të hyjnë në këtë shtet. Nëse nuk e kemi atë (murin), atëherë Qeveria nuk do të hapet”, ka shtuar ai.

Fondet për pothuajse një të katërtën e programeve federale, duke përfshirë departamentet e Drejtësisë, Sigurisë Kombëtare dhe Bujqësisë do të skandojnë në mesnatën e së premtes.

Prandaj në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, mbyllja e Qeverisë mund të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

Trump është duke insistuar për fondet rreth murit pasi kjo çështje ka qenë ndër premtimet më të zëshme të tij në fushatën për zgjedhjet presidenciale.

Demokratët në anën tjetër kundërshtojnë ashpër një projekt të tillë./REL

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI