Flash

Qindra viktima dhe mijëra të plagosur, Indonezia rrezikohet nga një tjetër cunami

Lapsi.al 25 December 2018
Qindra viktima dhe mijëra të plagosur, Indonezia rrezikohet nga

Indonezia është në alarm për një tjetër cunami që mund të godasë vendin, ndërsa numri i të vdekurve nga një valë e madhe që goditi vendin të shtunën, ka arritur në 430.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që jetojnë pranë Anak Krakatau për të qëndruar larg plazheve për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme në mal të një vullkani, i cili besohet se mund të ketë shkaktuar cunamin.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë konfirmoi rënien nënujore të një pjese të vullkanit që shkaktoi një valë vdekjeprurëse 10 metra të lartë që goditi plazhet popullore të Sumatrës jugore dhe majën perëndimore të Javës.

Sutopo Purwo Nugroh, nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit paralajmëroi se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e së shtunës “do të vazhdojë të rritet”, ndërsa kërkimet për trupat e pajetë vazhdojnë.

Të paktën 1,000 njerëz u plagosën dhe gati 12,000 banorë bregdetarë u detyruan të evakuoheshin me forcë në toka më të larta, pas paralajmërimeve se mund të ketë cunam tjetër.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI