Flash

Panariti për kërkesat e studentëve: Janë minimaliste

Lapsi.al 25 December 2018
Panariti për kërkesat e studentëve: Janë minimaliste

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është shprehur se 8 kërkesat e studentëve janë minimaliste. Sipas tij përgjysmimi i tarifës është i drejtë duke marrë parasysh të ardhurat e familjeve shqiptare.

“Në rast se do të shikojmë ato 8 kërkesa që studentët në mënyrë këmbëngulëse por edhe nëpërmjet në proteste qytetare dhe të vazhdueshme përballë qeverisë, përballë parlamentit, ato janë kërkesa minimaliste. Kërkesa minimale që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave të cilat janë penalizuese në raport me te ardhurat që familjet e tyre dhe ata personalisht kanë. Ka të bëjë me buxhetin për arsimin e lartë, që është më pak se gjysma e asaj që është premtuar në programin qeveritar. Dhe kushtet mjerane në konvikte në salla studimi, por edhe një sërë kërkesash të tjera, që duhen plotësuar pa asnjë lloj diskutimi. Pati një mundësi të artë qeveria për të bashkuar votat me opozitën dhe për të bërë ndryshime në buxhet sepse Presidenti i Republikës e ktheu buxhetin për të gjetur një shteg shfryrjeje për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Mund të ishim ulur, të diskutonim dhe sigurisht do të gjendeshin ato fonde nëse do të kishte vullnet. Mjaftonte të anulonim 2-3 kontrata që kanë impakt shumë më të ulët në cilësinë e përmirësimit të jetës apo në zhvillimin e vendit në raport me kërkesat legjitime të studentëve dhe ja ku gjendeshin paratë dhe studentët plotësonin ato kërkesa bazë e minimale, të cilat i artikulojnë sot e kësaj dite me shumë këmbëngulje dhe do të vazhdojnë t’i artikulojnë edhe në janar. Kur ne dëgjojmë që për një kilometër rrugë Thumanë-Kashar janë gati t’i jepen një koncesionari për një vlerë prej 20 milionë euro, mendoni se sa modeste janë kërkesat e studentëve për pak para më shumë për përmirësimin e strukturës së sallave të studimit, konvikteve, etj.”, - shtoi Panairiti, i cili shprehu keqardhjen edhe për buxhetin për bujqësinë dhe mundësinë e humbur për të thithur nga qeveria shqiptare fonde nga Bashkimi Europian.

“Buxheti për bujqësinë është buxhet mjeran. T’i japësh 20 milionë euro sektorit të vetëm prodhues i mirëfilltë i vendit, që prodhon, punon, eksporton dhe që sot e kësaj dite mban afër gjysmën e popullsisë së Shqipërisë, do të thotë praktikisht të tallesh me të dhe bujqësinë ta lësh në nivelin e mbijetesës dhe të mos jetë konkurruese. Ndërkohë, jemi vonë edhe në çështjen e thithjes së fondeve të BE-së.

Ky vit u mbyll, thirrja u hap me shumë vonesë, sepse u çedua rëndë në disa kritere që BE kishte vendosur për të disbursuar këto fonde e që kishin të bënin me personelin që duhet të ketë agjencia e pagesave, personel minimal në trupë njerëzish për të bërë ato përpunimin e aplikimeve, interpretimin dhe shpalljen e fituesve. Por sa herë që vjen pushteti, largohen njerëzit për t’u futur të tjerë dhe natyrisht BE këtë nuk e pranoi dhe kjo e futi gjithë procesin në një ngërç. Praktikisht një vit është humbur dhe nuk janë pak ato para. Unë pata fatin e mirë që ta firmosja atë marrëveshje kur isha Ministër i Bujqësisë me Bashkimin Europian, dhe u firmosën jo pak por 92 milionë euro që do t’i vihen në dispozicion bujqësisë shqiptare deri në vitin 2020.

Pra është një mundësi e artë, e mirë, që fermerët shqiptarë të përfitojnë grante të dhuruar nga BE për prodhim primar, për agro-përpunim, për agro-turizëm, etj., por edhe këtu po lëvizin me shpejtësinë e breshkës”, - tha ndër të tjera Panariti.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI