Flash

Ndarja e Kosovës, Berisha tregon kush janë argatët e Serbisë: Thaçi, Batoni dhe Rama

Lapsi.al 25 December 2018
Ndarja e Kosovës, Berisha tregon kush janë argatët e

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuari i sotëm i gazetarit Adi Krasta. Berisha ka qenë që në fillim të idesë kundër shkëmbimit të territoreve. Ja si përgjigjet ish kryeministri për këtë pikë.

Krasta: Mendoni se ndarja e Kosovës, një qasje e dyshimtë e Mohgerinit në raport me Kosovën dhe shkëmbimin e territorit. Mendoni dhe e keni parë ju sipas një këndvështrimi me konspiracion atë ngjarje, apo jeni munduar ta shihni duke u bazuar tek disa elemente të gjeo-politikës së momentit. A ka rrezikshmër

Berisha: Para se të shkojmë tek Mogherini, kjo është vepër e argatëve të Beogradit në Prishtinë, dhe zeografit bis Edi Ramës. 10 ditët e fundit kanë ndodhur këto dy gjëra; Aleksis Tsipras në Beograd, deklaroi se Kosova po i hedh benzinë zjarrit.

Është njësoj sikur t’i thuash qengjit që po turbullon ujin ujkut që është sipër. Aleksandër Vuçiç që deklaroi përsëri atë që tha kryeministri i tij, për opsionin mundshëm të ushtrisë në Kosovë.

Dhe Zeografi bis nuk çel gojë për asnjë nga këto deklarata. Pse? Sepse ka rënë dakord për copëtimin e Kosovës, për dorëzimin e territorit të saj sëbashku me argatin në Prishtinë.

Në këtë kontekst, Mogherini e ka bërë këtë për shkak të filoserbizmit të saj. pse unë do të akuzoj zonjën Mogerini aq shumë në një kohë kur janë argatët në Prishtinë dhe zeografi në Tiranë, aventurieri i vërtetë dhe një njeri i rrezikshëm për çështje kombëtare.

Të hysh në këtë pazar do të thotë të miratosh përpjekjet e Vuçiç që deklaroi hapur se; Serbia do të bëhet më e madhe. Edi Rama në shpërblim të kësaj thoshte; E kam mik Aleksandrin.

Po si mund ta ketë mik atë kur ai synim ‘Serbinë e madhe’?!Është më mirë që ta shohim këtë si një operacion tmerrësisht të rrezikshëm serb ndaj shqiptarëve.

I ka dhënë flamurin argatit të tij në Prishtinë. Që në 2011 ata negociojnë dhe bëjnë një ‘vrimë në ujë’. Duket se janë marrë vesh. Të gjithë aleatët kanë qenë me ne.

Situata është komplekse. Në Kosovë, argatin e përkrahin veç 2-3 vetë. E kundërshtojnë të gjitha forcat politike.

E përkrah Baton Haxhia, që mund të jetë edhe shefi i tij në hierarkinë e argatëve. Kurse të tjerët jo. E përkrah Edi Rama, që është një figurë e urryer në Kosovë. S’do t’ja dëgjojë njeri emrin atje.

Të këshilluara

Aksident me disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Laç, në vendin e quajtur ura e Milotit, ku janë aksidentuar dy automjete. Sipas raportimev...

22:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI