Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Jelek-verdhët nuk bëjnë pushim as për Krishtlindje, kërkojnë largimin e Macron

Lapsi.al 25 December 2018
Jelek-verdhët nuk bëjnë pushim as për Krishtlindje,

Lëvizja më e fortë protestuese në dekadat e fundit në Francë e pagëzuar si e “Jelek-verdhëve”, nuk ka të ndalur as në ditët pushim. As festimet për Krishtlindje nuk i kanë ndaluar protestuesit në Francë që të marshojnë në  bulevardin Champs Elysees.

Pikërisht në kulmin e festës të hënën në mesnatë, ata janë grumbulluar në qendër të Parisit,  për të kërkuar dorëheqje ne Macron. Mediat vendase njoftojnë se shumë automjete të policisë rrethuan Harkun e Triumfit për të parandaluar afrimin e “jelekëve të verdhë”,  ndërkohë që monumenti u dëmtua në protestën e madhe të datës 1 Dhjetor.

Pavarësisht rritjes së pagave dhe uljes së taksave të lajmëruara nga Qeveria më herët gjatë muajit për të ndaluar protestat, “jelekët e verdhë”  kanë thënë se nuk do të ndalojnë demonstratat deri sa Macron të japë dorëheqjen dhe ata të kenë më shumë fuqi në vendimmarrje.   Ata kanë thënë se do të marshojnë në bulevard edhe gjatë ditëve të javës. Tre javë më parë, protestat në Paris u kthyen në një prej trazirave më të këqija që ka parë kryeqyteti që prej vitit 68, ndërkohë që u dogjën makina dhe u shkatërruan hyrjet e bizneseve nëpër rrugë.

Protestat e “jelekëve të verdhë” nisën në mes të muajit Nëntor, në kundërpërgjigje ndaj rritjes së taksës për karburantit dhe u kthyen më vonë kundër reformave ekonomike të presidentit Emmanuel Macron, i cili është kritikuar si presidenti i “të pasurve”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI