Flash

Imzot George Frendo: Duhet dialog mes qeverisë dhe qytetarëve, politika është arti i të shërbyerit me dashuri

Lapsi.al 25 December 2018
Imzot George Frendo: Duhet dialog mes qeverisë dhe qytetarëve,

Një meshë është mbajtur në mesnatë në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ku besimtarët katolikë festuan lindjen e Krishtit.

Imzot George Frendo, ndër të tjera bëri dhe një thirrje për dialog mes qeverisë dhe qytetarëve.

“Politika është arti i të shërbyerit me dashuri, por ky dialog kërkon njëkohësisht që qytetarët të tregojnë dashuri”, u shpreh ai.

Fjala e tij gjatë meshës

Mjaft të kemi parasysh sa shumë njerëz në këtë moment, edhe afër nesh në këtë qytet të Tiranës, janë duke fjetur jashtë në të ftohtë dhe ndoshta dhe shumë të uritur.

Ose ata që në këtë moment janë në detin Mesdhe mbi një gomone të larguar nga një vend afrikan ku kanë përjetuar luftë ose skamje dhe tani shpresojnë të gjejnë një vend që do ti pranojë dhe ku ndoshta mund të jetojnë me pak më shumë dinjitet.

Por Krishtlindja ka gjithashtu një mesazh për të gjithë shoqërinë sepse ai dialog mes Hyjit dhe njeriut, dialogu që filloi atë ditë ku Hyji krijoi njeriun me përngjasimin e vet ka arritur kulmin në këtë natë.

Hyji u bashkua me njeriun në një formë krejt të paimagjinueshme kur u bë njeri. Sonte Jezusi u bë shembull i atij dialogu që duhet të ekzistojë edhe mes nesh, të një dialogu që duhet të ekzistojë mes meje, meshtarëve dhe besimtarëve në këtë dioqezë që mu besua mua.

Të një dialogu që duhet të ekzistojë mes punëdhënësve dhe punëtorëve duke respektuar personin, dinjitetin dhe të drejtat e punëtorëve.

E dialogut mes qeverisë dhe qytetarëve sepse politika është arti i të shërbyerit me dashuri, por ky dialog kërkon njëkohësisht që qytetarët të tregojnë dashuri.

Por ky dialog kërkon njëkohësisht që qytetarët të tregojnë dashurinë e tyre për atdheun duke hequr dorë nga çdo forme dhune.

Ne si të krishterë nuk mund të justifikojmë kurrë përdorimin e dhunës dhe vandalizmit në shoqëri. Pra le të merremi më shumë  me një dialog serioz, të pjekur, të urtë, të nisur nga angazhimi i të gjithëve për të mirën e përbashkët.

Sot e shohim Jezusin si një foshnje të brishtë, por do të rritet. Dhe si i rritur nuk do të harrojë kurrë se është nga fisi davidët, se është hebre. Me Jezusin e bërë njeri mësojmë edhe dashurinë për atdheun.

Shpesh herë duke folur me të rinjtë u tregoj, e di se shumë prej jush kanë vetëm një ëndërr që të largoheni nga Shqipëria për një vend tjetër më të pasur.

Por kërkoni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë, vlerësoni më shumë gjërat e bukura në vendin tuaj që tani është bërë dhe vendi im, vlerësoni tiparet e bukura që keni trashëguar si popull.

Të këshilluara

Aksident me disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Laç, në vendin e quajtur ura e Milotit, ku janë aksidentuar dy automjete. Sipas raportimev...

22:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI