Flash

Higuain-Chelsea: Juve bekon marrëveshjen

Lapsi.al 25 December 2018
Higuain-Chelsea: Juve bekon marrëveshjen

Ndërsa Milan dhe Chelsea diskutojnë shkëmbimin e mundshëm mes Higuain dhe Morata-s, nga Juve duket se ka ardhur drita jeshile, e rëndësishme dhe e nevojshme për çështjen. Bardhezinjtë e shohin me sy të mirë kalimin e Pipita-s te londinezët, të bindur se me Sarri-n shifra prej 36 milionë eurosh, që pritet nga Milan në qershor, mund të jetë më e lehtë dhe konkrete. Pra në një farë mënyre operacioni duket se do të miratohet nga drejtuesit e Juventus, në pritje për të kuptuar nëse dhe si do të bien dakord Leonardo dhe Chelsea.

Duke theksuar se vullneti e Juventus-it është çelësi për të hapur dyert e negociatave, marrëveshja, për të cilën Milan dhe Chelsea po flasin prej disa ditësh, mbetet e vështirë për t'u përmbyllur. Ekziston vullneti i kuqezinjve për të kënaqur Pipita-n, i cili ka kërkuar zyrtarisht shitjen, dhe është vullneti i Chelsea-t për t'i dhënë Sarri-t sulmuesin që ka kërkuar që nga qershori. Por pavarësisht dy garancive, mbetet ende për t'u gjetur zgjidhja e duhur. Rrugët e mundshme, siç u përmendën dje, janë dy: shkëmbim huazimi gjashtëmujor, çlirim nga Milan në qershor dhe kartonët e Higuain dhe Morata të shitur në të njëjtin nivel ose argjentinasi i huazuar te Chelsea me lirinë e zgjedhjes në qershor nëse do ta çlirojë ose jo dhe Morata te Milan për 18 muaj gjithmonë si huazim.

Të këshilluara

Yjet e futbollit festojnë Krishtlindjet

Siç është bërë zakon prej shumë vitesh, yjet e botës së futbollit kanë ndarë me admiruesit e tyre të panumërt urimin e Krishtlindjeve. Që prej disa orësh, fotog...

22:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI