Flash

Beteja e dy vëllezërve: nëse fiton Simone, shkarkohet Filippo

Lapsi.al 25 December 2018
Beteja e dy vëllezërve: nëse fiton Simone, shkarkohet Filippo

Simone Inzaghi mund të hedhë në erë pankinën e Filipo Inzaghi. Është e cuditshme se si fati i ka sjellë në këtë pikë përballë dy vëllezërit: cdokush luan për veten e tij por edhe nëse Lazio duhet të fitojë në Bologna për të mbrojtur vendin e katërt, Inzaghi i madh, në rrezik shkarkimi, nuk mund të marrë inat të voglin e shtëpisë. Në tribunë, në Dall'Ara, do të jenë edhe prindërit Giancarlo e Marina, ndërsa në fushë dy vëllezrit kanë qenë gjithnjë në fronte të ndryshme dhe është i pari takim si trajnerë. Me një pikë ndoshta Superpippo mund tia dalë të qendrojë ende në pankinë, vetëm se të bllokojë sulmin lazial, që u kthye të shkëlqejë kundër Cagliari, do të jetë një problem i madh.

PIPPO: "DO TË JETË E CUDITSHME"

"Derbi mes vëllezërve tra fratelli? Do të jetë e cuditshme por edhe emocionante për familjen e për ata që na kanë për zemër. Nipat e mi do të jenë në stadium dhe fitoftë më i miri. Do të jetë e sikletshme, por secili do të shohë të mirën e skuadrës së tij". Kështu është shprehur tekniku i Bologna, Filippo Inzaghi, në një intervistë në vigjilje të ndeshjes së 26 dhjetorit"

SIMONE: "NJË NDESHJE E VECANTË"

Në prag të ndeshjes me Bologna, ka folur në konferencë për shtyp edhe tekniku i Lazio, Simone inzaghi: "Për mua nesër do të jetë një garë e vecantë, do të jetë emocionuese të sfidoj vëllain tim. Si futbollist e kam bërë. Për Krishtlindje u uruam, por nuk folëm për ndeshjen. Do të luajmë kundër një skuadre të organizuar që luan për mbijetesë. Vëllai im do të arrijë ta cojë anijen në port".

Të këshilluara

Yjet e futbollit festojnë Krishtlindjet

Siç është bërë zakon prej shumë vitesh, yjet e botës së futbollit kanë ndarë me admiruesit e tyre të panumërt urimin e Krishtlindjeve. Që prej disa orësh, fotog...

22:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI