Flash

Zbërthehet Ancelotti: shanset të mundë Juventus, si ishte historia me Milan dhe e ardhmja e futbollit…

Lapsi.al 24 December 2018
Zbërthehet Ancelotti: shanset të mundë Juventus, si ishte

Të mundësh Juventus është mission i vështirë, por të mundësh këtë Juventus është pothuaj e pamundur, të paktën për Napolin. Carlo Ancelotti zbulon mënyrën si motivon Napolin të ndjekë Juventus: "Nëse them 'të impenjohemi për ta mundur’ bëhet një objektiv tepër i largët, më mirë të kërkosh konfrontimin me veten: dua një skuadër që të arrijë në fund të kampionatit duke luftuar".

Ancelotti nuk beson se dominimi bardhezi mund pasionin e tifozëve: "Nuk e ul pasionin, madje është gjithnjë ajo dëshira përbrenda për ta thyer hegjemoninë. Në Serie A kualiteti i lojës nuk është i jashtëzakonshëm, por është i mirë. Po shkojmë drejt përmirësimit dhe rritjes së vazhdueshme, ashtu si do të ndodhë tek Kombëtarja" ka thënë tekniku për Corriere della Sera.

Trajneri shpjegon ndryshimin taktik në krahasim me Sarri: "Nuk ka vetëm një të vërtetë, ka nga ata që kanë fituar duke markuar një për një, nga ata që kanë luajtur në kundërsulm, e dikush që ka mbajtur zotërimin e topit... Kam ndryshuar vetëm dispozitën në fazën difensive nga 4-3-3 në 4-4-2, sipas meje më efikase".

Mbi të ardhmen e futbollit Ancelotti ka filozofinë e tij: "Progresi është regres. Të gjitha skuadrat kërkojnë të impostojnë lojën nga mbrojtja, duke përdorur edhe portierin. Por shihen rreziqe, në presingun lart të kundërshtarit, me mbrojtësit që mund të humbasin topin në një zonë të rrezikshme të fushës. Kështu që besoj se do të kthehemi shpejt tek topi i gjatë. Edhe ajo mënyrë loje është".

E në fund, nga e ardhmja tek e shkuara dhe hipoteza e kthimit në Milano: "Dy herë. Pas Real erdhi më kërkoi Galliani por duhet të merrja veten nga një problem në cervikale. Pastaj me Fassone ishte një tentative pas eksoperincës tek Bayern Mynih".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI