Flash

Vrasja e Marvi Mihalit, zbardhet dëshmia e shoqes së ngushtë

Lapsi.al 24 December 2018
Vrasja e Marvi Mihalit, zbardhet dëshmia e shoqes së ngushtë

Gjykata e Tiranës ka marrë dëshminë e shoqes së ngushtë të Marvi Mihalit, të riut që humbi jetën gjatë një sherri verën e kaluar.

Dëshmitarja ka treguar se para ngjarjes ajo së bashku me Marvin dhe disa miq të tjerë kanë qenë te sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa e ka marrë Armendi në telefon dhe i ka thënë që të shkonte me të.

Sipas saj i riu i ka thënë jo, por pas disa insistimeve të tij, ka shkuar. Në spital, tha dëshmitarja, Armendi ia ka pohuar se Marvin e ka vrarë Dejvi, ndërsa i ka thënë se ata ishin të armatosur me thikë dhe ishte larguar nga frika.

Gjithashtu, dëshminë e tij ka dhënë edhe roja e kazinosë që ndodhet pranë stadiumit “Dinamo”. Ai ka thënë se nuk e kishte shumë të qartë situatën, por mbante mend se kishte tre persona që kishin ardhur dhe rreth 5 të tjerë që kishin dalë nga një lokal aty pranë.

Pas kësaj ata ishin konfliktuar me grushte, ndërsa pas pak momentesh ka parë një person të shtrirë dhe një vajzë që thotë se kishin therur një djalë.

Të këshilluara

Euro kap kuotën më të ulët në 10 vite

Euro ka nisur të bijë me shpejtësi në javën e fundit të vitit në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej s...

13:36

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI