Flash

Studentët e Kosovës kërkojnë liberalizimin e vizave, pyesin Mogherinin: Izolimi është vlerë e BE-së?

Lapsi.al 24 December 2018
Studentët e Kosovës kërkojnë liberalizimin e vizave, pyesin

Studentët e Kosovës kërkojnë liberalizimin e vizave. Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit studentët i kanë drejtuar një pyetje:

“A është izolimi vlerë e BE-së?"

Përmes një marshi protestues që nisi nga Fakulteti Filozofik e deri zyra e BE-së, studentët e quajtën padrejtësi, mashtrim e izolim, mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në formë simbolike, në një kuti vendosën pasaportat e tyre që i quajtën të pavlera.

Ja si shprehet studenti Bekim Ibishi për këtë:

“Arsyeja pse gjendemi këtu është që të kërkojmë llogaridhënie nga BE-ja për mos liberalizimin e vizave, kur të gjithë këta janë në festë dhe kanë harruar të gjitha brengat e tyre, ne nuk mund të festojmë si ta sepse jemi i vetmi popull në Evropë që jemi i izoluar, andaj këta na kanë shndërruar pasaportat tona në të pavlera, dhe ne u kemi sjell një dhuratë ku ne i kemi futur vuajtjet tona si dhuratë për festat e tyre. Ne nuk mund t’i vizitojmë as familjarët tanë, këta mund të vizitojnë anë e mbanë botës, nga të dëshirojnë. Jemi i vetmi vend në Evropë që jemi izoluar, dhe për atë arsye jemi ardh që të kërkojmë llogaridhënie : a është izolimi vlerë e BE-së?”, u shpreh ai.

Një tjetër student, Blendon Arifi, ka treguar për simbolikën e vendosjes së pasaportave të tyre në kuti si dhuratë për BE-në.

“Simbolika e sotme e studentëve të UP-së është e veçantë dhe lidhet me një ditë të shenjtë, ditën e kërshëndellave, ditë kjo e cila bart me vete këtu e shumë vite e shekuj mesazhin e bashkëpunimit, tolerancës, dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve. Në të gjithë truallin evropian jemi të vetmit që s’mund të lëvizim lirshëm dhe rrjedhimisht të festojmë, në të gjithë truallin evropian jemi të vetmit që jemi të getoizuar dhe të izoluar gjithandej, në të gjithë truallin evropian jemi të mashtruar e madje edhe të pashpresë, neve nuk na intereson politika e as nuk duam të jemi pjesë e saj, as e partive politike, dhe as e ndonjë lëvizje qytetare”, shprehet ai.

Ndërsa studenti Edison Syla, para protestuesve u shpreh se popullit kosovar po i bëhet fyerja më e madhe që mund t'i bëhet dikujt.

“Jemi mbledh sot këtu për disa dhurata simbolike drejtuar zonjës Mogherini, që përmes këtyre dhuratave me ja përçuar mesazhin se qysh është duke e lënë, çfarë gjendje është duke e lënë këtë popull, qysh është duke e izoluar, edhe se qysh pasaporta e këtij populli është bërë e pavlerë”, tha ai.

Të këshilluara

Euro kap kuotën më të ulët në 10 vite

Euro ka nisur të bijë me shpejtësi në javën e fundit të vitit në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej s...

13:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI