Flash

Rrjet prostitucioni në Francë, prokuroria mbyll hetimet për "familjen" nga Shijaku

Lapsi.al 24 December 2018
Rrjet prostitucioni në Francë, prokuroria mbyll hetimet për

Prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore për pastrim parash për shtetasit Aleko Perlesi dhe Drane Kola, duke kërkuar 8 vite burg për Perlesin dhe 7 vite për gruan.

Procedimi penal filloi pas kallëzimit të shtetases Q.P. (M) me 11 tetor 2013 ndaj te pandehurit Aleko Perlesi, sipas të cilit ky i fundit me paratë e fituara nëpërmjet shfrytëzimit të prostitucionit ka blerë apo po ndërton prona të paluajtshme ne zonën e Durrësit dhe i ka vendosur në emër të pandehurës Drane Kola, ish-bashkëshortja e tij.

I pandehuri Perlesi, u dënua më 15 mars të vitit 2007, me 4 vite e 8 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas vendimit te gjykatës, një vajzë e re ka denoncuar ekzistencën e një rrjeti te gjerë prostitucioni shqiptar e rumun, të vendosur në zonën e Nancy në Francë, por te shtrire edhe në qytete të tjera si Avignon, Lyon dhe Toulouse.

Ky grup drejtohej nga familja Perlesi dhe Mehmet Ademov.

Po sipas vendimit te gjykates V.P., E.M., K.D. kane qene prostituta ne France qe nga viti 2002 per llogari te "klanit" Perlesi, por duke u implikuar edhe ne organizimin dhe kontrollin e prostitutave te tjera për llogari të klanit familjar.

Nga ekzaminimi i parave te derguara me “Western Union” ne 2002-2005 nga shtetaset e mësipërme, rezulton se perfitues i shumave te parave eshte edhe i pandehuri ne atë gjykim Aleko Perlesi.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar sekuestrumin e arë 420 m2 ne Rreth, Shijak, tokë me sipërfaqe 2930 m2, tokë me sipërfaqe prej 2750 m2, ne Rreth, Shijak në emër te shtetases Drane Kola.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar heqjen e sekuestros për llogaritë bankare në emër të shteasve Drane Kola, Athina Perlesi dhe Valbona Perlesi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI