Flash

Rita Ora: Jam nervoze teksa zhvishem

Lapsi.al 24 December 2018
Rita Ora: Jam nervoze teksa zhvishem

Ajo është e njohur për vetëbesimin dhe si një person i hapur për publikun.

Por Rita Ora në një intervistë për “Love Magazine” zbuloi se ajo është nervoz gjatë gjithë kohës dhe nuk është kurrë e kënaqur.

“Gjithmonë dua të bëj diçka tjetër, diçka më shumë. Kurrë nuk dua të ndaloj së ecuri përpara. Vazhdo të lëvizësh, vazhdo të punosh”, rrëfeu këngëtarja 28-vjeçare.

Duke folur për tipin e saj nervoz, ajo tha:

“Ndonjëherë bëhet e vështirë dhe njerëzit nuk mund të ju kuptojnë. Do që të bërtasësh nga tavanet e ndërtesave, thjesht që dikush të të dëgjoj”.

Ajo shfaqet me pamjen e saj natyrale pa makijazh, ndërsa pozon para kamerës fillimisht me një fustan tyli dhe më pas vetëm me të brendshme.

Duke folur për arritjet e saj, këngëtarja tha: “Është vërtet, të duhet vetëm një person që të besojë te ty dhe pastaj do të ndihesh sikur mund të bësh gjithçka. Unë nuk dua që lumturia dhe bukuria ime të përcaktohen nga suksesi apo puna ime. Hera e parë kur u ndjeva më e bukura ishte kur miqtë më thanë në një festë se dukesha mirë, kur njerëzit që do të thonë ‘të lumtë’, atëherë ndihem më e bukura”.

Ndërkohë, Rita thuhet se është në lidhje me aktorin Andrew Garfield, pasi ndarjes nga muzikanti Andrew Watt në shtator.

Të këshilluara

Meghan Trainor i jep fund beqarisë

Meghan Trainor i ka dhënë fund beqarisë! Këngëtarja e hitit “All About That Bass” u martua me aktorin e filmit për fëmijë “Spy Kids” Daryl Sabara të shtunën, p...

10:40

Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk

Prej gati 2 vitesh tashmë është në një lidhje me shkrimtarin turk Metin Hara. Dy të rinjtë, janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë të jetë e mundur lidhjen e t...

16:12

Rihanna rikthehet në muzikë në 2019

Rihanna, ka vendosur t’i kthehet muzikës. Ajo ka treguar për fansat se albumi i ri i saj do të dalë në 2019-ën. Ende nuk dihet se sa këngë do të pë...

15:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI