Flash

Matuidi e Ronaldo dy kampionë në sjellje, në vigjilje të Krishtlindjes

Lapsi.al 24 December 2018
Matuidi e Ronaldo dy kampionë në sjellje, në vigjilje të

Fryma e Krishtlindjes ndihet në këtë vigjilje dhe të gjithë bëhen pjesë e saj, sidomos kampionët e sportit me zemër të artë. Ka qenë një përjetim i vecantë për dy kampionët e Juventus Cristiano Ronaldo dhe Blaisse Matuidi. Portugezi e ka ndarë këtë vigjilje festash me pacientët e vegjël të spitalit pediatrik Regina Margherita në Torino, ndërsa francezi ka dhuruara 400 mijë euro për bamirësi.

Kampioni i Juventus, bashkë me të fejuarën Georgina, i kanë dhuruar një buzëqeshje më shumë fëmijëve të shtruar në repartin e Oncoematologjisë pediatrike. Ronaldo, që nuk ka dashur ta reklamojë vizitën, mbërriti në spital, pak pasi kishte përfunduar stërvitjen në Continassa.

Ndërsa Matuidi ka menduar të bëjë bamirësi me shpërblimin e marrë nga triumfi në Botërorin e Rusisë, duke u bërë kështu i dyti pas Kylian Mbappé që dhuron të gjithë shumën në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë. Në një intervistë për 'Journal du Dimanche', mesfushori i Juventus ka rrëfyer se e ka dhuruar për bamirësi shumën e 400 mijë euro, shoqatës së tij jo fitimprurëse, 'Les Tremplins Blaise Matuidi', që merret me integrimin e fëmijëve në shoqëri përmes sportit. "Kur shoh buzëqeshjen e një fëmije, asgjë nuk më jep më tepër lumturi".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI