Flash

Rama flet pas mbledhjes së kryesisë, e hapur mundësia e ndryshimeve në qeveri

Lapsi.al 24 December 2018
Rama flet pas mbledhjes së kryesisë, e hapur mundësia e

Pas më shumë se 5 orë diskutime është mbyllur mbledhja e kryesisë së PS-së. Pas saj ka folur kryeministri Edi Rama që tha se është diskutuar për qeverisjen në këtë vit të parë të mandatit të dytë dhe për protestën e studentëve.

"Çdo ditë ka gjëra për t'u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm. Në vakuumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete të vetëkorrigjohemi në vijim.

Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë.

Kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë si duhet mishërimin real që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë të cilët i thonë vetes apoliltikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë.

Ndryshime në qeveri?

Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parën. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t'i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, sepse ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma. Dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Po e lexojmë me shumë kujdes mesazhin e protestës”- tha Rama.

Në përditësim...

Të këshilluara

Euro kap kuotën më të ulët në 10 vite

Euro ka nisur të bijë me shpejtësi në javën e fundit të vitit në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej s...

13:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI