Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Keanu Reeves, bamiresitë e bëra ndër vite

Lapsi.al 24 December 2018
Keanu Reeves, bamiresitë e bëra ndër vite

Së fundmi u lakua shumë nëpër mediat botërore për shkak të romancës që ka filluar me Angelina Jolie pas ndarjes nga Brad Pitt

. Në rolin e John Wick ai është një vrasës serial dhe njeri shumë i ftohtë dhe i pashpirt. Pamja që ai ka dhe serioziteti që mban i bën të gjithë ta mendojnë atë “bad boy” edhe në jetën reale. Por, ai është një nga donatorët dhe bamirësit e heshtur të Hollywood-it. Keanu Reeves të gjithë statistëve që kanë punuar me të në filmat hit “Matrix” u kishte blerë motoçikleta. Honorarin e tij nga ai film e kishte ndarë me ekipin që ka punuar në efektet speciale dhe në kostumografi. Po ashtu, kishte kërkuar që atij t’i paguhej honorar më i vogël në filma, në mënyrë që të mund të luanin edhe aktorë të tjerë. Edhe pse është një yll hollivudian, ai udhëton me transport publik dhe shpesh shoqërohet me të pastrehët. Ndërsa këto ditë është bërë e ditur se aktori i famshëm është angazhuar fshehurazi në Fondacionin “John Ëick” . Ky fondacion i financon hulumtimet shkencore për gjetjen e mjekimit për kancer, si dhe i ndihmon spitalet e fëmijëve. Kur është pyetur në lidhje më këtë, 54-vjeçari ka thënë se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me këtë fondacion, përkundër ndihmës që i jep. “Vërtet dua t’i lë që ta kryejnë punën e tyre”, është shprehur Reeves kur është zbuluar se ai qëndron prapa këtij fondacioni bamirës.

Të këshilluara

Stanaj, në krah të Jlo (FOTO)

Ai ka publikuar në Instagramin e tij një foto ku duket përkrah JLO dhe me sa kuptojmë fotoja është shkrepur nga këngëtarja e njohur. “Është gjithmonë kënaqës...

15:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI