Flash

FOTO/ Shikoni festën madhështore të River Plate: Millonarios kanë festuar triumfin e Kupës Liberatores në "Monumental"

Lapsi.al 24 December 2018
FOTO/ Shikoni festën madhështore të River Plate: Millonarios

Pavarësisht se Botërori për klube ishte një dështim, River Plate ka festuar në mënyrë madhështore suksesin e madh në Kupën Libertadores. Në kthimin në atdhe, pas transfertës në Spanjë, ku u luajt finalja e kthimit me Boca Juniors dhe udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe ku u zhvilluar Botërori i klubeve, skuadra në Buenos Aires është pritur nga rreth 60 mijë persona, që kanë mbushur stadiumin Monumental për të festuar triumfin historik në finalen e dyfishtë me rivalët e përjetshëm.

"Ky triumf nuk ka cmim, do të mbetet përgjithnjë në histori", ka thënë numri 10 i River Gonzalo Martínez mbi finalen që gati paralizoi Argjentinën për një muaj. "Tre vjet më parë, kur fituam Kupën Libertadores në 2015, ishte e vështirë të besoje një ëndërr të bërë realitet dhe i thashë djemve që do bënim më mirë akoma ", deklaroi trajneri Marcelo Gallardo. "Jo vetëm bëmë më mirë, por fituam finalen më të bukur që mund të ëndërronim", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI