Flash

Unaza e Re/ Banorët: Poshtë projekti, burg për Gjiknurin!

Lapsi.al 23 December 2018
Unaza e Re/ Banorët: Poshtë projekti, burg për Gjiknurin!

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Me parullat ‘Poshtë projekti, Burg për Gjiknurin, E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”,  banorët njëzëri kundërshtojnë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin dhe burg për ministrin e Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri.

Dorjon Protoduari, i cili u lirua pak ditë parë i pranishëm në protestë kërkoi burg për kreun e ARRSH, Afrim Qendron, duke e cilësuar megaskandalin e bërë publik pak kohë më parë nga emisioni ‘Të Paekspozuarit”, si kapje në tentativë për vjedhje.

“Donin të vidhnin këtu dhe nuk ia dolën. Doli Afrim Qendro te ‘Opinioni’ tha se paratë janë te Arka e  Shtetit. O zotëri si vjedhja, si tentativa e vjedhjes dënohen njësoj në Kodin Penal.”, u shpreh ai.

Prej rreth 2 muajsh banorët në formë qëndrese mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI