Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Ndryshimet në qeveri/ Kë mban dhe kë largon Edi Rama

Lapsi.al 23 December 2018
Ndryshimet në qeveri/ Kë mban dhe kë largon Edi Rama

Një ndryshim rrenjësor i qeverisë nga e hëna në mbledhjen e kryesisë së kësaj Partie? Kështu po thonë njërëzit pranë Ramës dhe mbështetësit e tij në media. Të enjten që shkoi, Baton Haxhiu në emisionin Opinion, theksoi hendekun mes një kryeministri të mirë dhe shumë ministrave të këqinj. ndërsa sot në një koment për JavaNevs, Sokol Balla ka shkuar edhe më larg. Duke përmendur se vendi nuk mund të qeveriset me flalime të ngjashme me ata të diktatorëve venezuelianë ai ka parashikuar edhe ministritë që nuk lëvizin dhe ato që ndryshojnë.

"...të hënën Edi RAMA nis procesin e ndryshimeve më të mëdha në një qeveri, që formalisht nuk ka rënë akoma. Një qeveri që nuk ndryshon trekëndëshin më të fortë – Mbrojtje (amerikanët), Rend (Drejtësi) – europianët, Diplomaci (ndoshta dhe Turizëm e Bujqësi), por që mesa duket do të prekë të gjitha ato sfera të jetës sociale, ekonomike dhe politike që janë menaxhuar kaq keq, qe para majit 2017" ka shkruar ai. Madje Balla ka përmendur edhe emrat e ministrave që priten të largohen: "Rama duket se e ka ndarë mendjen që jo të gjitha vezët duhet të jenë për të. Ca t’i hajë edhe Lindita, edhe Damiani, edhe Arbeni (këtë mendon edhe partia e Erion Braçeve, një shumicë e heshtur dhe mbështetëse në kohë të vështirë dhe ankimtare, sa herë qeveria ‘fluturon me pras’ drejt lartësive të panjohura)" ka shkruar drejtuesi i Raal Story. Sipas tij ministrat e rinj priten të jenë të profilit diskret si Sandër Lleshi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI