Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Flet Soni Malaj pas përfundimit të Festivalit të Këngës: Kam nxjerr...

Lapsi.al 23 December 2018
Flet Soni Malaj pas përfundimit të Festivalit të

Me këngën “Më e fortë”, këngëtarja Soni Malaj konkurroi në skenën e “Festivalit të Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga u prit mirë nga shikuesit dhe këngëtarja u vlerësua jo vetëm për vokalin, por edhe për performancën e saj. Mirëpo, Soni nuk e preku dot çmimin e madh, pasi fituese e festivalit u shpall këngëtarja Jonida Maliqi. Në një postim në “Instagram”, Soni falederon të gjithë ata që e pëlqyen këngën dhe tregon se ky do të jetë një kujtim i bukur. Ajo nuk harron të urojë edhe kolegen e saj Jonida Maliqi.

“Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi sesi muzika ime, mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj, ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurrë më parë! U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilën besoj edhe nga mbështetja juaj, do ta kemi refren gjatë së  bashku! Në çdo rrugetim, unë kam nxjerrë mësimet e mia…Të këtij dhjetori i kam në zemer! Urime kolegëve me të cilët ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael! Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund!❤️ – shkruan Soni Malaj. 

Gjithsesi, më poshtë ju ftojmë të shijoni performancën e saj në “Festivalin e Këngës”:

Të këshilluara

Luana Vjollca: Më shkruajnë yjet botërorë

Ne episodin e mbrëmshëm të “Shiko kush luan” moderatorja ishte pjesë e rubrikës në të cilën ose duhet të përgjigjesh ose duhet të pish alkool, ndryshe “Ndaje os...

10:43

Demi Lovato: Me fat që jam gjallë!

Këngëtarja me famë botërore Demi Lovato thotë se “është me fat që është gjallë”, deklaratë e cila është pasqyruar në të gjitha mediat globale. Demi Lovato u dër...

19:01

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI