Flash

Deputeti i CDU-së i drejtohet të rinjve të PD-së: Merrni fatin në dorë, janë kohë të mira për opozitën

Lapsi.al 23 December 2018
Deputeti i CDU-së i drejtohet të rinjve të PD-së: Merrni

Deputeti i CDU-së gjermane Andreas Lammel, i pranishëm në Akademinë Politike 2018 ku morën pjesë 120 studentë shqiptarë, i ka inkurajuar ata që ta marrin në dorë fatin e tyre.

Ai e konsideroi Partinë Demokratike si alternativën që i duhet Shqipërisë për të përparuar.

“Qeveria zgjidhet që të zhvillojë vendin, ta çojë atë përpara dhe në shërbim të qytetarëve, por qeveria e tanishme nuk e ka kuptuar këtë. Nëse doni të merrni fatin në dorë, punoni për të mundësuar që ju të qeverisni, sepse kohët janë të mira për opozitën. Për fat të keq, PD është akoma në opozitë, por vitin tjetër kjo mund të ndryshojë me zgjedhjet lokale” - tha deputeti gjerman i CDU-së, Andreas Lammel në Akademinë Politike 2018 të FRPD.

Ndërsa Christian Kremmer, përfaqësues i Partisë Popullore Europiane, renditi disa prej problemeve me të cilat përballlet rinia shqiptare.

“Ne e dimë se situata është keq dhe akoma më keq për të rinjtë. 1/3 nuk gjejnë punë në Shqipëri, shume të tjerë largohen nga vendi. Të dashur miq, po luhet me të ardhmen tuaj! Mos lejoni që ky vend të trajtohet si pronë private e disa pakicave!” - tha zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PPE.

Christian Kremmer është shprehur se nuk mund të ketë demokraci funksionale në një vend ku nuk ka drejtësi të pavarur. Ai ka kërkuar Vetting në politikë gjithashtu.

“Me lejoni të them qartë: pa ndarjen e pushteteve dhe drejtësi të pavarur nuk ka liri dhe demokraci funksionale. Korrupsioni dhe lidhjet midis krimit të organizuar dhe politikës janë vjedhje ndaj qytetarëve. Korrupsioni pengon investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Prandaj, në rastin e Shqipërisë është logjike që vettingu të bëhet jo vetëm në drejtësi, por edhe për personat përgjegjës në politikë. “- u shpreh Christian Kremmer i PPE.

Akademia Politike 2018 u organizua nga FRPD me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe të PD. Me të rinjtë demokratë, përveç deputetëve gjermanë biseduan dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha. Çështjet kryesore të trajtuara në Akademimë Politike 2018 kishin të bënin me ekonominë, zgjedhjet, mediat, diplomacinë dhe rëndësinë e një elite të re politike të pakorruptuar dhe të painkriminuar. Për studentët pjesëmarrës u shpërndanë çertifikata nga drejtori i fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, Walter Glos dhe Kryetari i FRPD Belind Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI