Flash

Cunami në Indonezi/ Shkon në 222 numri i të vdekurve

Lapsi.al 23 December 2018
Cunami në Indonezi/ Shkon në 222 numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga cunami i fuqishëm në Indonezi ka shkuar në 222 persona. Përpos vdekjeve, raportohet se 843 persona tjerë janë lënduar. Cunami e goditi ngushticën "Sunda", ndërsa zyrtarët thonë se numri i vdekjeve mund të rritet sepse ka persona të zhdukur.

Besohet se shkaktare e këtij cunami ishte lëvizja e shtresave të tokës në det pas shpërthimit të vullkanit “Krakatoa”. Ngushtica e Sundas gjendet mes Detit Java dhe Oqeanit Indian. Agjencia shtetërore për menaxhimin e emergjencave ka thënë se numri i vdekjeve ka gjasë që të rritet. Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në rajonet Pandeglang, Lampung dhe Serang. Le volcan Anak Krakatoa, au coeur du détroit de la Sonde, qui sépare les îles de Java (au sud) et de Sumatra (au nord) Un homme au milieu des débris à Carita en Indonésie, le 23 décembre 2018, après un tsunami dû à l'éruption du volcan Anak Krakatoa Oystein Lund Andersen, fotograf norvegjez i vullkaneve, i cili ndodhej afër zonës së goditur, ka thënë se vullkani ka nxjerrë shumë lavë para se valët e fuqishme të detit të ngriheshin. “Më herët vullkani ishte shumë aktiv por disa çaste para valëve, gjithçka ishte e qetë. Papritmas i pashë valët e larta dhe u detyrova të vrapoj. Drejt tokës erdhën dy valë, e para ishte më e dobët, ndërsa e dyta më e madhe”, tha ai.

 Shkaqet e cunamit janë ende duke u hetuar. Eksperti i vullkaneve, Jess Phoenix, i ka thënë BBC-së se shpërthimi i vullkanit shkakton shtypje ndaj shtresave nëntokësore dhe kjo mund ta nxisë lëvizjen e shtresave. Rrjedhimisht, toka e detit e trazon ujin dhe krijon valë të larta. Në anën tjetër, agjencia gjeologjike e vendit ka kërkuar që askush të mos i afrohet vullkanit në largësi më të vogël se dy kilometra, shkruan “BBC”.

https://youtu.be/pMf-KqXC8Ws

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI