Flash

Vetting do të ketë edhe për oficerët e policisë gjyqësore

Lapsi.al 22 December 2018
Vetting do të ketë edhe për oficerët e policisë

Pas gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve, procesit të Vetingut do t’i nënshtrohen edhe të gjithë oficerët e policisë gjyqësore, të njohur ndryshe si njerëzit e hetimit. Drafti më i fundit i siguruar nga Shqiptarja.com për policinë gjyqësore, parashikon që brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit, oficerët e policisë gjyqësore të të gjitha seksioneve, verifikohen për pastërtinë e figurës. Pika 3 e nenit 40 të draftit thekson se autoriteti që do të verifikojë oficerët e policisë gjyqësore është Sektori për Verifikimin e Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Do të vazhdojnë detyrën vetëm ata oficerë, të cilët kalojnë filtrin e pastërtisë së figurës. Ndërkaq, oficerët e seksionit të policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, mbeten në detyrë deri në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Komisioni i Policisë Gjyqësore bën shpërndarjen e tyre në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Varësia dhe funksioni

Policia gjyqësore do t’i ushtrojë funksionet e saj nën varësinë e prokurorit dhe drejtohet e kontrollohet prej tij. Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, policia gjyqësore kryen të gjitha veprimet e urdhëruara nga gjykata ose prokurori. Policia gjyqësore zbaton gjithashtu urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit për përcaktimin e çështjeve që duhen hetuar me përparësi, e veprimeve konkrete që duhen kryer, si dhe për kohëzgjatjen e nevojshme të hetimeve. Sa i takon, funksioneve policia gjyqësore, sipas draftit të ri, merr dijeni për veprat penale, me nismën e vet ose mbi kallëzim apo ankim, parandalon ose pengon pasojat e mëtejshme që rrjedhin nga vepra penale, kërkon autorët e veprave penale, kryen veprimet e nevojshme për të siguruar burimet e provës dhe për të grumbulluar gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal, kryen çdo hetim dhe veprim të urdhëruar ose të deleguar nga organi procedues, kryen veprime procedurale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale, kryen veprimet në zbatim të ligjit anti-mafia etj.

Komisioni i Policisë Gjyqësore

Për herë të parë, drafti parashikon ngritjen e Komisionit të Policisë Gjyqësore, i cili përbëhet nga 5 anëtarë, konkretisht një anëtar prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, një anëtar oficer i policisë gjyqësore i seksionit të Prokurorisë, një anëtar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit, një anëtar, drejtuesi i strukturës hetimore të shërbimeve të Policisë së Shtetit dhe një anëtar nga shërbimet e tjera të policisë gjyqësore të institucioneve shtetërore i cili caktohet me rrotacion, çdo 2 vjet, nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ose Drejtori i Përgjithshëm i Doganave.

Emërimi i oficerëve të policisë gjyqësore

Komisioni i Policisë Gjyqësore emëron, ngre në detyrë, transferon, komandon, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. Gjithashtu komisioni përcakton numrin e përgjithshëm të oficerëve të policisë gjyqësore të seksioneve dhe shërbimeve, në bashkëpunim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe ministrat përgjegjës të cilat kanë në varësi shërbimet të policisë gjyqësore. Komisioni shqyrton edhe kërkesat për procedim disiplinor ndaj oficerëve të policisë gjyqësore, vlerëson rezultatet e punës dhe integritetin profesional të oficerëve dhe agjenteve të policisë gjyqësore si dhe përcakton rregullat për organizimin e një trajnimi fillestar për hetimin./shqiptarja.com/

Të këshilluara

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

E shtunë, 22 dhjetor 2018: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut në zonën qëndore. ...

08:22

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI