Flash

Telefonata anonime alarmon policinë e Gjirokastrës, zbarkon në Lazarat

Lapsi.al 22 December 2018
Telefonata anonime alarmon policinë e Gjirokastrës, zbarkon në

Policia e Gjirokastrës ka zbarkuar në fshatin Lazarat në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Shkak është bërë një telefonatë anonime që ka mbërritur në sallën operative të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. Telefonuesi nga Lazarati raportoi për një përplasje me armë mes dy grupeve rivale në këtë fshat, që kishte patur edhe pasoja. Policia rrethoi menjëherë zonën, si dhe u ngritën 2 postoblloqe në fund të fshatit, në Kordhocë, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavije. Pas shumë kërkimesh në terren rezultoi se alarmi ishte fals.

Lazarati është një nga zonat e Shqipërisë që ka qenë tejet problematike deri para 4 vitesh. Në Lazarat u kultivua kanabis përreth dy dekada. Këtij aktiviteti kriminal i erdhi fundi në vitin 2014, kohë kur Policia ndërhyri në një aksion anti-drogë ku u shkulën mijëra rrënjë kanabis sativa./shqiptarja.com/

 

Të këshilluara

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

E shtunë, 22 dhjetor 2018: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut në zonën qëndore. ...

08:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI