Flash

Spinazhi/ Droni i Ballist Morinës bëhet model, por Werder Bremen është në telashe nga policia

Lapsi.al 22 December 2018
Spinazhi/ Droni i Ballist Morinës bëhet model, por Werder Bremen

Ballist Morina u bë i famshëm për dronin e ngritur në tetorin e 2015 mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri për eleminatoret e Euro-2016. Taktika e shqiptarit duket se po përvetësohet rregullisht tani, vetëm se për motive të ndryshme. Werder Bremen ka përfunduar në shënjestër të policisë gjermane, pasi një punonjës i tyre është kapur në flagrancë duke spiunuar, me një dron, sesionin e stërvitjes së Hoffenheim.

Kjo vetëm një ditë përpara ndeshjes në Bundesligë mes dy skuadrave. Klubi ka pranuar se ka ngritur në fluturim një dron, por ka mohuar se ka dashur të spiunojë kundërshtarin. Policia po heton: në Gjermani është e ndaluar të fluturosh një dron sipër një grupi personash.

Sfida është luajtur në mesjavë dhe ka përfunduar 1-1, por shoqëria e Bremen - që ka pranuar se ka patur një njeri në zonën e qendrës së stërvitjes së Hoffenheim - ka mohuar se e ka përdorur dronin për të spiunuar taktikat kundërshtare. Skauti ishte ulur në një Mercedes-E rreth 500 metra nga fusha e stërvitjes ku Julian Nagelsmann, tekniku i skuadrës së Sinsheim, po drejtonte seancën, e fundit përpara ndeshjes së ditës pasardhëse.

Administratori i përgjithshëm i Werder ka mohuar cdo aktivitet të paligjshëm, por policia gjermane po heton mbi ngjarjen sepse në Gjermani fluturimi i një droni mbi një grup personash është i ndëshkueshëm me një gjobë deri në 50 mijë euro. Frank Baumann ka shtuar më pas: "Në Bundesligë është normale të kërkosh të kuptosh sa më shumë të jetë e mundur kundërshtarin. Më shumë se një herë kemi gjetur vëzhgues të skuadrave të tjera në pemët rreth qendrës sonë sportive".

Të këshilluara

Video/ Liverpool shënon edhe golin e dytë

Po shkon drejt një tjetër fitore Liverpool në Premier League. Në transfertën me Wolverhampton skuadra e Klopp ka shënuar golin e dytë. Mbrojtësi Virgil Van Dijk...

22:37

Video/ Liverpool i falet si gjithnjë...Salah

Liverpool do të shkojë në Krishlindje i pamundur edhe në transfertën e Wolverhampton. Për të ruajtur kryesimin e skuadrës së Jurgen Klopp mendon si gjithnjë Moh...

22:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI