Flash

Propaganda e Ramës pas protestës, inspekton punimet në konvikte (VIDEO)

Lapsi.al 22 December 2018
Propaganda e Ramës pas protestës, inspekton punimet në konvikte

Njësoj si ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla disa ditë më parë, sot kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e restaurimit të konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit. E përbashkëta e tyre është se të dy i përdorin këto vizita për propagandë, për të shuar deri diku zemërimin studentor, me dallimin se Nikolla shkoi për inpesktim në kulmin e protestave, ndërsa Rama tani që protesta është shuar përkohësisht.

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit (Rezidencat A/B/C dhe D), ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars”, shkruan Rama në Facebook teksa publikon edhe videon nga ky inspektim.

Krah tij është nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku. Ai është parë shpesh kohët e fundit me Ramën në dialogun me studentët apo edhe në dalje televizive, ku flitet për protestën. Gjasat janë që Mazniku mund të zëvendësojë Lindita Nikollën në krye të Ministrisë së Arsimit. Javën e ardhshme janë paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Belgu i hekurt i vetingut shqiptar

“Të kalosh vetingun në Shqipëri me këtë ligj është si të kapërcesh varrin për së gjalli. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse njëherë e mirë ndahet elementi që...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI