Flash

Preu hekurat e dritares, arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu grek

Lapsi.al 22 December 2018
Preu hekurat e dritares, arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu grek

Policia greke ka mundur të vërë në pranga 4 ditë pas arratisjes nga ambientet e paraburgimit një shqiptar 37-vjeçar. Ai u arrestua fillimisht në 27 nëntor si pjesë e një bande që tentoi të grabisnin një dyqan në Athinë. Gjatë grabitjes ai mbeti i plagosur dhe pas kurimit disa ditor u dërgua në qelitë e paraburgimit në Menidhi.

Pikërisht aty ai së bashku me një grek arritën të prisnin hekurat e qelisë me një sharrë. Rreth orës 4 të mëngjesit ata u arratisën pa rënë në sy të rojeve. Greku u kap disa orë pas arratisjes ndërsa kapja e 37-vjeçarit shqiptar u bë e mundur vetëm këtë të shtunë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI