Flash

Ndërron fanellën me Salah, vihet në shënjestrën e tifozëve të Wolves

Lapsi.al 22 December 2018
Ndërron fanellën me Salah, vihet në shënjestrën e
Tifozët anglezë përpara gjithckaje vendosin afeksionin për fanellën. Disa sezone më parë ata të Liverpool dhe tekniku Brendan Rogers ishin të tërbuar me Mario Balotelli, që ndërroi fanellën me mbrojtësin Pepe, pas një pjese të parë fenomenle të Real Madrid në Anfield në Champions. E tani historia përsëritet, si bën të ditur Mirror, por këtë herë me role të këmbyera. Romain Saiss, mesfushori i Wolves ka ndërruar fanellën me Salah, në pushimin e ndeshjes, që po vendosej pikërisht nga një gol i egjiptianit… Gjesti i mesfushorit të Wolverhampton është filmuar nga telekamerat, por Saiss ka ndjkur instiktin, ndoshta duke menduar se jo gjithnjë të bie rasti të luash kundër Salah. Kërkesa për fanellën e sulmuesit të të Kuqve është kapur nga Sky Sports, duke ngritur një tymnajë rreth mesfushorit: komentet e tifozëve në rrejete sociale ishin të ashpra me Saiss. Irritimi i tifozëve, pas gjestit të lojtarit të Ëolverhampton, ka qenë i ashpër: “Vetëm uniformën? Përse nuk i këkove ndonjë autograf apo selfie?”. Një tjetër tifoz i Ujqve e përcakton sjelljen e Saiss “të turpshme”. Kështu, kërkesa nuk i pëlqeu askujt: tifozët e Wolverhampton do të kishin preferuar një qendrim më autoritar ndaj egjiptianit, që doli nga Molineux jo vetëm me tre pikë, por edhe egon e përkëdhelur.

Të këshilluara

Video/ Liverpool shënon edhe golin e dytë

Po shkon drejt një tjetër fitore Liverpool në Premier League. Në transfertën me Wolverhampton skuadra e Klopp ka shënuar golin e dytë. Mbrojtësi Virgil Van Dijk...

22:37

Video/ Liverpool i falet si gjithnjë...Salah

Liverpool do të shkojë në Krishlindje i pamundur edhe në transfertën e Wolverhampton. Për të ruajtur kryesimin e skuadrës së Jurgen Klopp mendon si gjithnjë Moh...

22:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI