Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Lehtësimi i oligarkëve nga taksat/ PRO dhe KUNDER

Lapsi.al 22 December 2018
Lehtësimi i oligarkëve nga taksat/ PRO dhe KUNDER
Qeveria shqiptare prezantoi në programin e saj qeverisës në vitin 2017 një ulje të tatimit mbi dividentin, i cili tashmë është votuar në parlament si pjesë e paketës fiskale që i zbret njerzve më të pasur të këtij vendi gjysmën e shumës që duhet të paguanin për shtetin. Ky lehtësim nga taksat që po i bëhet kryesisht oligarkëve pothuajse do të kishte kaluar në heshtje të plotë sikur presidenti Ilir Meta të mos e kishte kthyer mbrapsht dy nene të paketës fiskale me pretendimin se ai shkelte barazinë midis grupeve të caktuara shoqërore. Sepse tatimi për dividentin që nga 15% bëhej 8% nuk zbritej vetëm për vitet që vijnë, por ai ka edhe efekt prapa veprues, pra lëhtëson edhe ata aksionerë korporatash që nuk kanë ndarë fitim gjtaë viteve 2017, 2016 e me rradhë. Lexo më tej:

Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve e ka zhveshur kapuçin e grabitësit

“Krahas propozimit për aplikimin e tatimit të dividendit në shkallën 8 % , gjithashtu është propozuar që po kjo normë të aplikohet edhe për shpërndarjen e dividendëve që mund të bëjë shoqëria dhe që i përkasin fitimeve të viteve para se ky ndryshim të prodhojë efekte (fitimeve të viteve 2017 e me parë). Kjo, pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjykon se një incentivë e tillë do të ndikojë pozitivisht si në të ardhurat e buxhetit të shtetit, ashtu edhe në rritjen e konsumit apo diversifikimit të kapitalit financiar në kompani të ndryshme”. Pikërisht, kjo sipas presidencës krijon një pabarazi antikushtetuese mes atyre që thashmë e kanë ndarë dividentin dhe tashmë i kanë paguar shtetit 15% dhe atyre që e kanë mbajtur atë në bankë dhe tani do tatohen me 8 %. Sipas një vëzhgimi të pak kohëve më parë të gazetarit të Reporteri.al, Gjergj Erebara ata që fitojnë kryesisht nga kjo masë e qeverisë janë korporatat, bankat dhe Kompanitë e telekomunikacionit. "Përgjatë 20 viteve të fundit, korporatat me aktivitet në Shqipëri kanë ndjekur metodat e shmangies së detyrimeve tatimore që ndjekin zakonisht korporatat nëpër botë, të cilat përfshijnë mosshpërndarjen e fitimeve dhe mbajtjen e këtyre fitimeve si asete të investuara. Këto kompani në përgjithësi i kanë mbajtur fitimet e pashpërndara në formë investimesh në tituj borxhesh dhe depozita bankare ndërsa vlera e aseteve të tyre është rritur me kalimin e viteve. Bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit janë korporatat që kanë në bilancet përkatëse fitime të mëdha të pashpërndara. Së paku njëra prej këtyre kompanive janë në proces shitjeje nga aksionerët e tyre, të cilët, nëse vendosin të tërheqin fitimet e pashpërndara, me tatimin e ri do të mund të kursejnë 7% të fitimeve të pashpërndara. Dy kompanitë celulare kryesore në vend, Vodafone dhe T-Mobile kishin në vitin 2017 fitime të pashpërndara në masën 60 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro). Koncesioni i Aeroportit të Tiranës ka gjithashtu në bilanc 2.5 miliardë lekë fitime të pashpërndara ndërsa Raiffeisen Bank ka 12 miliardë lekë fitime të pashpërndara. Duke qenë se fitimet e pashpërndara të korporatave kryesore në vend janë në rendin e së paku 600 milionë eurove, një ulje nga 15 në 8% të tatimit mbi dividentin do t’i mundësojë aksionerëve të këtyre kompanive të kursejnë dhjetëra mjilionë euro detyrime tatimore" ka raportuar Erebara për Reporteri.al Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve Opozita kryesisht LSI e ka sulmuar atë si një ligj i padrejtë si një falje milionash që Edi Rama po i bën oligarkëve pranë tij, pikërisht në prag të vitit të ri. Ajo ka ngritur zërin me të madhe për mënyrën se si u hodh poshtë, në pak orë, dekreti i persidentit që e kthentë mbrapsht këtë ligj. Por ndonëse  i është shmangur në mksimum debatit publik për këtë çështje edhe pala qeveritare është munduar të paraqesë me shkrim në komisionin e ekonomisë argumentat e saj që pretendojnë të jenë në favor të zhvillimit ekonomik të vendit. Argumentet që ka dhënë Ministria e Financave për këtë ndërhyrje mbështeten në idenë se ulja e barrës fiskale do të rrisë eficencën e përdorimit të kapitalit në ekonomi si dhe në supozimin se tatimi mbi dividentin, i shoqëruar me tatimin mbi fitimin e korporatave është aktualisht në Shqipëri “i lartë”. Madje idhtarët e kësaj uljeje drastike e rendisin sShqipërinë me përqindjen më të lartë në Rajon ndërkohë që Kosova ka taksë ZERO për dividentin. “Reduktimi i normës së dividendit nga 15 % në 8 %, prezantohet si një masë e cila do ulë ngarkesën fiskale të investitorëve, duke nxitur alokimin më të shpejtë të kapitalit në ekonomi apo shtimin e konsumit”, shkruhej në justifikimin që iu servir parlamentit. “Aktualisht norma e tatimit mbi dividendin prej 15 %, duke u kombinuar me normën e tatimit mbi fitimin korporativ 15 %, prodhon një ngarkesë fiskale prej 27.75 %për investitorët. Ndryshimi i propozuar ul ngarkesën fiskale për investitorët në 21.8%, nivel ky i krahasueshëm me tatimin efektiv të pagave të larta” shkruhet më tej në relacion. Një tjetër argument është edhe ai se paratë e dividentëit qëndronin të ngurtësuar në banka dhe kështu që buxheti i shtetit nuk kishte asnjë përfitim me taksën e lartë 15%. Po kjo përqindje quhej si një barrierë për të mbajtur larg invesitorët e huaj. Shumë nga këto argumente nuk qëndrojnë. Së pari se investitorët e huaj po mbahen larg nga tenderat e paracaktuar dhe nga mungesa e garës në Shqipëri. Së dyti se Rilindja e kishte në premtimet e saj elektorale rritjen progresive të taksave për më të pasurit. Së treti se efekti i saj prapaveprues lë hijen e dyshimit për një marveshje paraprake mes disa oligarkëve dhe qeverisë, gjë që i vë atë në pozitë të favorizuar me të tjerët që tashmë e kanë ndarë divitentin dhe kanë paguar 15%. Dhe së katërti sepse mënyra se si u votua rrëzimi i dekretit presidencial që e hidhte poshtë atë, dukej sikur qe pjesë e një pakti të paravendosur ndarjeje parash. Për të gjitha këto nuk do shumë vështirësi pse herën e parë ky ligj u kalua thuajse në klandestinitet dhe herën e dytë abrogimi i tij u rrëzua brenda një nate. ©Lapsi.al          

Të këshilluara

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesu...

16:31

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43