Flash

Kandidate e PD për Bashkinë e Tiranës? Flet Jorida Tabaku...

Lapsi.al 22 December 2018
Kandidate e PD për Bashkinë e Tiranës? Flet Jorida Tabaku...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku ka folur edhe për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. E pyetur nëse do të jetë ajo kandidate për bashkinë e Tiranës, deputetja demokrate tha se ka kandidatura më të mira se ajo.

“Janë përfolur shumë emra për Bashkinë e Tiranës, sigurisht që ndjej kënaqësi dhe vlerësim por nuk besoj që do të jetë ky rasti. PD ka hapur një proces për kandidimin për Bashkinë e Tiranës ku janë duke u dëgjuar strukturat ku do të ketë konsultime me shumë palë.

Ajo që dua të them është që kushdo që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës mua do të më ketë në krah për ti bërë opozitë Erion Veliajt, për ta detyruar që të largohet nga ajo karrige dhe për t’i ofruar qytetit një model politikani ashtu siç e meriton Tirana.

PD do të ofrojë një kandidaturë shumë herë më të mirë se ajo që ofron sot Bashkia e Tiranës dhe e përsëris kushdo të jetë kandidatura unë do të jem në krah, ashtu siç isha me Halim Kosovën për të bërë opozitën më të mirë të mundshme dhe për ti ofruar qytetarëve të Tiranës, dikë që i respekton ata dhe pronat e tyre dhe nuk i nëpërkëmb” - deklaroi Tabaku.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI