Flash

Festat e Fundvitit, Policia e Shtetit prezanton planin e masave të sigurisë

Lapsi.al 22 December 2018
Festat e Fundvitit, Policia e Shtetit prezanton planin e masave të

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe në pritje të Vitit të Ri 2019.

Drejtori i Rendti Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj doli në një deklaratë për median ku prezantoi masat. Një nga ato është dhe angazhimi  i FNSH-së në Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Masat

"Do të ushtrohen kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët

Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta, të këtyre strukturave dhe do të mbështeten edhe nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj. Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së nderimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin “Skënderbej”, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv, siguria është organizuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë detyrime. "

Të këshilluara

Belgu i hekurt i vetingut shqiptar

“Të kalosh vetingun në Shqipëri me këtë ligj është si të kapërcesh varrin për së gjalli. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse njëherë e mirë ndahet elementi që...

11:22

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

E shtunë, 22 dhjetor 2018: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut në zonën qëndore. ...

08:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI