Flash

Demi Lovato: Me fat që jam gjallë!

Lapsi.al 22 December 2018
Demi Lovato: Me fat që jam gjallë!

Këngëtarja me famë botërore Demi Lovato thotë se “është me fat që është gjallë”, deklaratë e cila është pasqyruar në të gjitha mediat globale. Demi Lovato u dërgua në spital në muajin Korrik pasi kishte marrë mbidozë droge dhe që prej asaj dite i është nënshtruar rehabilitimit.

Në disa postime në rrjetet sociale, këngëtarja bën me dije se tashmë është e kthjellët dhe u kërkon fansave të saj që të mos besojnë ato që lexojnë në media.

“Nëse e ndjej që të tjerët duhet të dinë diçka, do ta them vet. ‘Çdo burim’ që është i gatshëm të flasë dhe të shesë histori rreth jetës sime, në të vërtetë nuk është pjesë e jetës sime. Një ditë do t’i tregoj botës se çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si është jeta ime sot. Por deri në momentin që do jem gati ta ndaj këtë me të tjerët, ju lutem boll u interesuat për jetën private”, shtoi ajo.

Demi Lovato ka spikatur me këngët e saj, por edhe me rolet që ka luajtur në disa filma. 26-vjeçarja ka qenë gjithashtu edhe pjesë e jurisë së X Factor në SHBA. Në një dokumentar të vitit 2017, Lovato zbuloi përpjekjet që po bënte për të luftuar abuzimin me drogërat gjatë viteve të adoleshencës.

Të këshilluara

Paul McCartney sfidon bullizmin (Video)

Paul McCartney publikon këngën e tij më të re, të cilën ia kushtuar fenomenit të bullizmit. Me titull Who Cares, ish-lideri i Beatles shpreson që kënga të frymë...

16:21

Cardi B rikthehet në krahët e Offset

Duket se Cardi B po e lejon Offset të rithehet sërish në jetën e saj. Reperja e njohur u fotografua duke marrë rreze dielli në plazhin e Puerto Rico-s, sipas f...

14:55

4 lidhjet e pasuksesshme të Kylie Minogue

Kylie Minogue ende po vazhdon t vuajë për të dashurin e saj të ndjerë, rokeristin Michael Hutchence me të cilin ka pasur një lidhje 2-vjeçare. Edhe pse ata u...

19:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI