Flash

Belgu i hekurt i vetingut shqiptar

Lapsi.al 22 December 2018
Belgu i hekurt i vetingut shqiptar

“Të kalosh vetingun në Shqipëri me këtë ligj është si të kapërcesh varrin për së gjalli. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse njëherë e mirë ndahet elementi që ia ul vlerat kësaj reforme”. Kështu pati deklaruar Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, pasi kaloi vetingun në shkallën e parë. Por nuk do zgjaste shumë lumturia për të. Apeli i vetingut vendosi ta lërë në ‘klasë’ duke provuar se ferri ekziston në tokë.

Kur bie fjala për vetingun, të gjithë imagjinojnë një proces që jo vetëm është iniciuar nga të huajt, por edhe një mekanizëm që lëviz përpara falë ndërkombëtarëve. Kjo është garancia që kanë shqiptarët se reforma në drejtësi do jetë vërtet e paanshme. Por pavarësisht këtij besimi, ndërkombëtarët kanë theksuar vazhdimisht se roli i tyre është vetëm ai i këshilluesve dhe mbikëqyrësve të këtij procesi.

Por cili është qëllimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit? Zyrtarisht thuhet se “ONM është një operacion monitorues i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri. ONM-ja nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, çka kryhet nga organet vendore të vetingut”.

Por përse kanë ardhur në Shqipëri. “Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”, sqarohet në mënyrë zyrtare.

Dhe sa herë ka një seancë vetingu, interesi fokusohet te të huajt. E ai që deri më tani ka spikatur më shumë është Theo Jacobs, juristi i njohur belg, që tregohet shpesh i prerë me kandidatët shqiptarë që i dalin para.

“Ju thoni se kontrata e makinës, e cila shkruan vlerën 1 milion lekë të paguar jashtë zyrës noteriale, në fakt përbënte një pagesë prej 400 mijë lekësh. Ju jeni marrë me çështje etike dhe e kuptoni se një prokuror nuk mund të nënshkruajë diçka të pavërtetë. Kontrata nuk është letër higjienike”, iu drejtua ai para pak ditësh një prokurori me eksperiencë në Shqipëri. Pyetja e vuri në vështirësi Adnan Kosovën, i cili pavarësisht kësaj situate, e kaloi vetingun.

Akoma më i ashpër u tregua Jacobs me kryegjyqtarin e Pukës, Izet Kadana, që me atë listë shkeljesh nuk kishte shans të kalonte vetingun. Mes të tjerash, atij iu evidentuan edhe 19 mesazhe kërcënuese që i kishte dërguar një qytetareje. “A e di ti kush jam unë?” dhe “Do ta shikosh ç’do të bëj”, i shkruante gjyqtari.

Kjo qytetare ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit. Por mesazhet u interpretuan nga avokati si shprehje e zhgënjimit, çka solli shpërthimin e Theo Jacobs.

“Formulimi i fjalive në mesazhe nuk ishin të një personi të zhgënjyer, por ishin fjalë të dikujt që të kërcënon. Në 36 vjet eksperiencë si gjyqtar nuk kam parë asnjëherë kaq hapur që dikush të përdorë pozitën e tij për të influencuar një vendimmarrje publike për përfitime personale”, u shpreh ai.

Për herë të parë, Jacobs u vendos nën prozhektorët e medias kur kritikoi kryeprokuroren Arta Marku, që nuk shkoi fillimisht në veting.

“Arta Marku duhej të ishte këtu. Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sepse kishte pirë pak më shumë raki, Arta Marku kërkoi dy herë arrest me burg për të. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit, por dua të përqëndrohem te kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë”, u shpreh Jacobs.

‘Kryqëzimi’ që iu bën ai kandidatëve në veting tregon më shumë për gjendjen e mjeruar të drejtësisë shqiptare, sesa për temperamentin e belgut. Ai mbërriti në Shqipëri pasi ka shërbyer më parë në Komisionin Europian, në Departamentin e Drejtësisë, në Zyrën për Konfiskimet. Më përpara ka shërbyer edhe në Kosovë, Palestinë dhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithsghëm në Gjykatën e Apelit në Bruksel.

“Ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë? Ne këtu presim të na thuash të vërtetat”, i pati thënë Jacobs një prokurori të rrëzuar në veting. Ai e di mirë se ka ardhur në një territor ku kasapët janë shumë të përhapur. Prandaj më mirë se peshorja, i duhet ‘thika’ e drejtësisë./mapo.al

Të këshilluara

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

E shtunë, 22 dhjetor 2018: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut në zonën qëndore. ...

08:22

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI