Flash

6 shenjat e Horoskopit që dinë të puthin më mirë

Lapsi.al 22 December 2018
6 shenjat e Horoskopit që dinë të puthin më mirë

Ky artikull mund të ndihmojnë të kuptosh si të puthësh 'gjysmën tënde', duke pasur parasysh shenjën zodiakale:

DASHI

Të lindurit nënë këtë shenjë preferojnë puthjet e zjarrta dhe pasionale. Preferojnë forcën që shprehet në këtë formë afeksioni, më shumë se qetësinë dhe paqen e puthjeve më pak intensive. Me Dashët duhet të evitoni puthjet e lehta dhe pasive. Nëse do ta bësh për vete, atëherë tregohu i/e vrullshëm/e me shprehjen e ndjenjave.

DEMI

Demi është një shenjë paqësore dhe vlerëson më shumë shprehjet e qeta dhe përkëdhelëse të romanticitetit. Nëse ecën shumë shpejt, mund të zbulosh një lloj padurimi dhe nuk do ndiheshe rehat me këtë puthje. Nëse po përpiqesh të bësh për vete një Dem përmes një shprehie të tillë pasioni, qetësohu dhe zbavite.

BINJAKËT

Binjakët kanë nevojë për shumë "lojë parapërgatitore". Janë dëgjues të shkëlqyer, ndaj mund t'i bësh për vete me anë të fjalëve. Sapo të kesh rrëmbyer vëmendjen e Binjakëve, është momenti për ta puthur, por kujdes! Jo puthje shumë të zgjatura, sepse Binjakët lodhen shpejt.

GAFORRJA

Janë pa dyshim, qenie shumë romantike, por kanë vështirësi për ta shprehur një gjë të tillë. Gaforret dashurojnë dhe kanë nevojë të tregojnë ndjenjat në çdo moment, por ndonjëherë ngatërrojnë ndjenjat dhe nuk dinë si t'i përkufizojnë ato. Gaforrja pëlqen puthjet e dashura, të lehta, pa nxitim dhe me përkëdheli. Puthja e preferuar është ajo në qafë. Nga ana tjetër, urrejnë puthjet e ftohta dhe të shpejta.

LUANI

Karakterizohen si shumë impulsivë, por edhe të paqëndrueshëm në humorin e tyre. Në të njëjtën mënyrë sillen edhe me ata që dashurojnë. Në çështjen e puthjeve, duan puthjet e papritura. Edhe pse nuk besohet lehtë, Luani është një shenjë shumë e turpshme në çështjet romantike. Ja përse nuk u pëlqen tëshfaqin dashurinë në publik.

VIRGJËRESHA

Janë persona që e lënë veten të transportohen nga energjia e momentit. Zakonisht i dorëzohen shpërthimit ose pasivitetit të partnerit/es të tyre. Janë qenie që përshtaten lehtë, por nëse ua lë në dorë Virgjëreshave, do preferonin të prisnin momentin e duhur për të bërë hapin tjetër. Për këtë arsye, janë persona që preferojnë gjërat që ndodhin pa planifikim, por i mirëpresin edhe puthjet e zgjatura. Me një Virgjëreshë do ndihesh me fat, sepse përshtaten çdo lloj puthjeje.

PESHORJA

Personat që kanë lindur nën shenjën e ekuilibruar të peshores, falë këtij ekuilibri, janë të hapur ndaj çdo lloj puthjeje. Në të vërtetë, janë mësues të shkëlqyer, të cilët u mësojnë atyre që janë më pak ekspert. Pavarësisht tolerancës që kanë, nuk i duan puthjet me shumë forcë dhe intensitet.

AKREPI

Akrepi vë të njëjtën sforco dhe intensitet në puthjet e tij. Mund të thuhet se Akrepat janë qeniet me pasionantë dhe është shenja zodiakale që le shenja tek partneri/ja. Ata që kanë pasur mundësinë të puthin një Akrep, e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Nga ana tjetër, nuk u pëlqen ngadalësia dhe pasiviteti në këtë shprehi të ndjenjave.

SHIGJETARI

Në rastin e të lindurve nën shenjën e Shigjetarit, mund të themi se janë aventurierë në fushën e dashurisë. Nëse ndjen nevojën për të provuar puthje sa andej këndej, nuk do ndihesh i limituar. Për këtë arsye, janë të njohur mbi këtë argument. Shigjetari nuk shqetësohet nëse është në publik kur do të shprehë ndjenjat për atë që dashuron. Por duhet të kini kujdes nga kafshimet, sepse ndonjëherë, në valën e emocioneve, shkon përtej limiteve.

BRICJAPI

Për shkak të personalitetit të tij, Bricjapi duket shpesh i ftohtë, kur bëhet fjalë për ndjenjat. Por, kur vendos të 'ngjisë', është pa dyshim dashnori/ja më pasional, i dedikuar dhe i paharrueshëm në zodiak. Kush ka puthur një Bricjap, e njeh miksimin e butësisë dhe pasionit që fshihet në puthjet e tij/saj. Nga ana tjetër, nuk preferon shumë puthjet e gjata. Në vend të tyre do pëlqente puthjet intensive, por të shkurtra.

UJORI

Karakterizohen nga shpirti i lirë. Për këtë arsye, janë shumë kreativë kur puthin. Ujorët janë tipi që, ndërkohë që po bashkojnë buzët me tjetrin, largohen, por rikthehen papritur me një puthje. Gjithsesi, kurrë nuk do kuptosh dot nëse do jetë një puthje romantike dhe e ngadaltë, apo pasionale dhe e zgjatur. Kreativiteti i tyre i bën dashnorë të pa rezistueshëm. Puthja që urrejnë më shumë Ujorët është puthja e ftohtë dhe puthja e ngadaltë.

PESHQIT

Peshqit janë qenie të ndjeshme dhe romantike. Por, shpesh herë tregojnë se janë pa eksperiencë në çështjet romantike. Për këtë arsye, preferojnë të presin dhe të mësojnë nga partneri para se të marrin iniciativa. Por, pasi ke fituar një lloj eksperience, sigurohu mirë për ta 'fituar'. Atyre nuk u pëlqejnë puthjet e lagështa./ora news

Të këshilluara

8 gabimet që bëjnë 99% e grave në çift

Kjo është një listë me 8 gabimet më të zakonshme që 99% e grave bëjnë. 1. Bëni shumë leksion Gabimi kryesor në marrëdhëniet në çift, është se shumë diskut...

21:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI