18 javë, 15 fitore e tre barazime: Liverpool është i pathyeshëm në 2018 dhe në pritje të Manchester City fluturon plus katër në krye të Premier League. Në “Molineux Stadium” nuk pati histori për Wolverhampton i ndëshkuar me një gol në cdo pjesë loje.
Liverpool synonte të shkonte në Krishlindje i pamundur edhe pas transfertës së Wolverhampton dhe hodhi hapin e parë me Mohamed Salah në minutën e 18. Egjiptiani ka shënuar golin e avantazhit, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të saktë.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ka/Ka4y.mp4
Salah ka qenë protagonist edhe në golin e dytë, duke dhënë një asist për Virgil Van Dijk. Mbrojtësi hollandez ka realizuar në minutën e 68, duke përfituar nga një top vertikal brenda zonës.
https://clips.clippit.tv/zkxmyl/360.mp4
Me këtë fitore skuadra e Jurgen Klopp mbetet në krye të Premierligës me 48 pikë, dhe në ndeshjen e ardhshme luan si vendas ndaj Neëcatle Unitedit, kurse Ëolves luan në udhëtim ndaj Fulhamit.